LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërko ndjesë, mos e zgjat!”/ Rama sherr me Rakipllarin

30 Maj 2019, 21:05, Aktualitet CNA
“Kërko ndjesë, mos e zgjat!”/ Rama sherr me Rakipllarin

Kryeministri Edi Rama është përlasur me kryeredaktorin e gazetës ?Panorama?, Robert Rakipllari, teksa diskutohej për tenderin e rrugës Milot-Balldren që kushton 213 milionë euro.

Rakipllari iu drejtua Ramës që është kapur duke vjedhur 40 milionë euro tek ?Unaza e Madhe?.

Kjo akuzë ka mjaftuar për të ndezur debatin në studio.

Rakipllari: Ti u kape në një rrugë tjetër duke vjedhur 40 milionë euro.

Rama: Tërhiqe atë që the. Kërko ndjesë ndryshe iki nga emisioni.

Rakipllari: E tërhoqa. Autoriteti i rrugëve.

Rama: Kërko ndjesë.

Rakipllari: Ishte një lapsus.

Rama: Kërko ndjesë, mos e zgjat…/CNA.al

Lajmet e fundit nga