LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari shuplakë Ramës dhe Bashës/ "Gati për letra 'dashurie'"

30 Maj 2019, 08:40, Aktualitet CNA
Hajdari shuplakë Ramës dhe Bashës/ "Gati për letra

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja demokrate Rudina Hajdari, foli lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Hajdari ishte mjat e ashpër me Qeverinë duke iu drejtuar sidomos kryeministrit Edi Rama, të cilin e kritikon sepse nuk është i pranishëm në Kuvend për të folur lidhur me progres-raportin e prezantuar dje në Komisionin Europian.

Hajdari ndër të tjera ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha të cilit i thotë se krijonë kriza të kota politike, në emër të demokracisë por duke penguar integrimin e Vendit tonë drejtë BE-së.

“Unë e kuptoj retorikën tuaj politike por nuk dua të hyjë në atë mesele mes jush dhe zotit Pollo”, tha Hajdari duke iu drejtuar parafolësit të saj, Taulant Ballës, pasi ky i fundit foli me superlativa për Rudina Hajdarin.

“Dua të theksoj se Rama mungon përsëri në këtë sallë, duhet të ishte për të thënë diçka lidhur me raportin e KE.

Sot kemi vetëm një njeri që u thotë të tjerëve se është më i miri i të mirëve, se vetëm ky po ndërton një vend europian, por është i vetmi që dikton çdo ligj, që bën ligje në emrin tonë, që sillet nëpër Evropë ,me ca Reforma të dështuara, ndërkohë që bën tangon e Serbisë.

Qeveria e tij është në procese regresi dhe jo progresi. Historia e krizës në emër të demokracisë në fakt dëmton vendin pasi ata nuk e duan integrimin e vendit.

Ata që prodhojnë krizë nuk bëjnë asnjë punë por janë gati të bëjnë letra dashurie.”- tha ndër të tjera Rudina Hajdari. “

Lajmet e fundit nga