LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Rama/ “Nuk mbaj përgjegjësi për shqiptarët në Europë”

30 Maj 2019, 20:48, Aktualitet CNA
Habit Rama/ “Nuk mbaj përgjegjësi për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka komentuar bandat shqiptare jashtë vendit për të cilat Shqipëria sulmohet nga ndërkombëtarët.

Sipas Ramës, ndërkombëtarët kapen kot me Shqipërinë pasi qeveria shqiptare nuk mban përgjegjësi se çfarë bëjnë ata atje.

Rama tregoi shkrimin  e një gazete holandeze që shkruante ?Shkatërrohet banda shqiptare? ndërkohë që nga 18 persona vetëm dy ishin shqiptarë.

?Opozita është e vendosur të bëjë çmos për të penguar hapjen e negociatave. Në gjermani nuk diskutohet a duhet hapur apo jo. Është hera e parë që Komisioni Europian e shtyn raportin për shkak të zgjedhjeve Europiane. Ishte frika që do merren Shqipëria me Maqedoninë e Veriut. Europianët kapen me shqiptarët kot. Sulmohet Shqipëria se kapen shqiptarë diku në Europë. Ne mbajmë përgjegjësi për atë çka ndodh këtu jo për atë që bëjnë shqiptarët atje?,-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga