LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gaz lotsjellës në protesta/ Lleshaj:“Keqardhje për ata që u prekën”

30 Maj 2019, 18:43, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e Policisë së Shtetit në protestat e opozitës.

I ftuar në ?ABC News?, Lleshaj tha se  përdorimi i gazit është e vetmja mënyrë për të patur një protestë pa viktima.

Ndërsa theksoi se agravimi i situatës në rastet kur mund të jenë përfshirë dhe të tretë, ka ardhur si pasojë e zhvendosjes se pabesë të protestës nga opozita.

?Ne kemi patur vetem një bjektiv të qartë, zero viktima. Nëse do bëjmë  një krahasim me policinë e shteteve të tjera, do i vinin një notë shumë të lartë për mënyrën se si ka përballuar protesta kaq të dhunshme. Sa i përket gazit lotsjellës, është e vetmja mënyrë për të patur një protestë pa viktima. Për prekjen e të tretëve ndjej keqardhje dhe e ndjej për detyre t?u kërkoj ndjese kujdo që është prekur nga ballaqafimi i policisë më protestuesit. Por kjo ka ndodhur për shkak se policia është zhvendosur atje ku nuk ishte paralajmëuar.  Ishte spostim i pabesë i protestës nga Bulevardi tek Parlameti dhe Drejtoria e Policisë. Asnjëherë polica nuk ka vepruar e para. Ndërkoh që polica edhe me ligj ka të drejtë të veprojë për shpërndrjen. Pra ka patur edhe të drejtën ligjore por se ka bërë?, – shtoi më tej Lleshaj. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga