LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Bulevardi i ri i Tiranës/ Provë e dështimit të Erion Veliajt

30 Maj 2019, 12:49, Aktualitet CNA

Në shtator të vitit 2013, Bashkia e Tiranës inauguroi nisjen e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri, i cili do të ishte një zgjatim i aksit kryesor që përshkon qendrën e qytetit.

Bulevardi i ri i Tiranës nis nga stacioni i Trenit, në drejtim të Paskuqanit dhe në atë kohë u premtua se para nisjes së punimeve banesat që do të prekeshin nga ky projekt do të dëmshpërbleheshin të gjitha, pavarësisht nëse ishin të ligjshme apo jo.

Me nisjen e zbatimit të projektit, qeveria Berisha miratoi Vendimin 752, date 5 shtator 2013, ku përcaktoi shpronësimin e banesave që do të shembeshin, procedurën dhe vlerën e dëmshpërblimit të tyre.

Vetëm për fazën e parë të shpronësimeve, që përfshinte banesat në gjurmën e ndërtimit të bulevardit, qeveria miratoi një fond dëmshpërblimi prej afërsisht 14 milionë euro.

Ndërkohë, në mars të vitit 2014, vetëm disa muaj pas ardhjes së Rilindjes në pushtet punimet u bllokuan nga qeveria, me pretendimin se ka pasur shumë ankesa nga qytetarët.

?Ankesat e qytetarëve ndaj Bashkisë së Tiranës kanë të bëjnë kryesisht me mosvlerësimin dhe për rrjedhojë moskompensimin e drejtë të pronave që do të prishen. Ankesat, që janë shprehur publikisht edhe në protestat e organizuara nga këta banorë ndaj bashkisë së Tiranës.?- deklaronte në atë kohë Inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Me ardhjen në krye të Bashkisë se Tiranë të Erion Veliajt në vitin 2015, kryeministri zhbllokoi menjëherë punimet.

Por, në katër vite Erion Veliaj nuk ka mundur të përfundojë 2 kilometër bulevard, megjithëse shtrati i tij në pjesën më të madhe përtej stacionit të Trenit ishte ndërtuar, pra ishte hedhur me dhjetëra mijëra metra kub dhe, mbushje e punime.

Ky është Erion Veliaj, që trumbetohet në media si ?punëtor i madh?, apo zhvillues i madh i Tiranës

Ky boulevard u bllokua nga Edi Rama sapo mori pushtetin dhe me ardhjen e Erion Veliajt duhej të mbaronte për një vit, por kanë kaluar katër vite dhe nuk ka përfunduar.

Ajo është prova e dështimit të Veliajt që bën 500 metra bulevard në vit, ku më shumë se gjysma e punimeve ishin kryer nga paraardhësi i tij në më pak se gjashtë muaj.

E bllokoi, më pas shkoi me polici, i dhunoi, i rrahu i masakroi banorët e zonës, duke filluar nga Stacioni i Trenit, më pas ata tek Bregu i Lumit.

Me dhunë dhe me kërbaç shkoi drejt zgjerimit, duke mos dhënë asnjë shpërblim për banorët e zonës, të cilëve iu shemben shtëpitë.

Sot jemi përballë një fakti të pakundërshtueshëm, pas katër vitesh Erion Veliaj tani fillon fushatën. Dështimi i tij spektakolar është Bulevardi i ri i Tiranës. Në katër vite nuk mundi të mbaronte dot tre kilometër.

Më poshtë foto nga Bulevardi i ri i Tiranës: / CNA.al

Lajmet e fundit nga