LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arzu dhe Mehmet humbin në pyll, Pelin kërcënon Ojan/ Ja ç’do ndodhë sot në "Vrasje të vogla" 

30 Maj 2019, 06:41, Lifestyle CNA
Arzu dhe Mehmet humbin në pyll, Pelin kërcënon Ojan/ Ja

Mehmet dhe Arzu vendosin të bëjnë pushime në mal së bashku me fëmijët. Burxhu nuk e lë Mehmetin të shkojë vetëm. Arzu nxehet me Mehmetin dhe ai përpiqet të justifikohet. Merve gjen një mënyrë për t?u bashkuar me Serhanin. Ajo e lë Milën në shtëpinë e nënës së Serhanit.

Nëna e Serhanit i jep Merves një aparat të vjetër fotografik që e përdorte dikur Serhani. Arzu dhe Mehmet argëtohen me fëmijët në borë. Burxhu nuk luan me ta. Oja shkon për darkë në shtëpinë e Pelinit.

Pelin i tregon Ojas se është më mirë të kesh një burrë në krah sesa t?ja dalësh e vetme. Oja i thotë Pelinit se ajo nuk është si gratë e Sarmashëkut.

Arzu del për shëtitje natën. Mehmet e ndjek nga pas. Pelin e fton Ojan për darkë me babain e saj. Oja nuk pranon por Pelin e kërcënon se do i tregojë të gjithë Sarmashëkut për lidhjen e saj me Serhanin.

Pelin fton edhe Serhanin për darkë. Arzu dhe Mehmet humbin në mes të pyllit. Mehmet i tregon Arzus se ka vendosur të ndahet nga Burxhu dhe se dëshiron të kthehet në familjen e tyre.

Burxhu nuk e gjen Mehmetin në hotel dhe mëson se ai është bashkë me Arzun. Ajo njofton personelin e hotelit të gjejnë Mehmetin.

Lajmet e fundit nga