LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Argat i Millosheviçit”/ Berisha i përgjigjet Thaçit: “Të nxjerr më këpucë të kuqe”

30 Maj 2019, 20:01, Aktualitet CNA
“Argat i Millosheviçit”/ Berisha i përgjigjet

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili më herët e akuzoi si Argat i Millosheviçit, duke iu dejtuar si Sali Ramë Berisha.

?Së pari nderohem shumë të më thonë Sali Ramë Berisha. Nëse ka njëri që ndjehet krenar për babain e tij, ai është Sali Berisha. Nuk merrem me gjëra personale unë se e nxjerr me këpucë të kuqë.

Ngaqë un i them Edvin Kristaq Xhelati, ai i fut kasetën.

Po të krahasosh Ramën me Xhelati është si të krahasosh engjëllin më djallin.

Sa i përket akuzave për bashkëpunëtor i Millosheviç, të përmendë çfarë të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet.

Sali Berisha mund të jetë i pari shqiptar në këtë territor që është shprehur publikisht për të drejtën e vetëvendosjes në Kosovë. E kam bërë në fjalimin e parë publik në datën e legalizimit të PD ku shpall çështjen kombëtare yllin tonë polar. 23 dhjetor 1990. Unë them se, PD do të ketë yll polar çështjen kombëtare dhe njeh të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje. Pas kësaj është PD që mori nismën e njohjes së Republikës së Kosovës në parlamentin e parë pluralist shqiptar?, shtoi Berisha./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga