LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akademia e Shkencave kthehet në parti politike

30 Maj 2019, 18:09, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë në krye të Akademisë së Shkencave u zgjodh Skënder Gjinushi , i cili garoi i vetëm për këtë post.

Për zgjedhjen e Gjinushit në këtë post të rendësishëm ka pasur mjaft polemika dhe mospëlqime nga faktorë politikë, por edhe nga pedagogë, të cilët i kanë bërë thirrje presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e tij.

Mirëpo, Gjinushi, një emër i njohur për publikun si ish ministër i Arësimit i kohës së diktaturës dhe kryetar në funksion i partisë politike të majtë, PSD, përveç drejtimit se Akademinë së Shkencave, del se do të garojë edhe në zgjedhjet lokale me PSD-në.

Emri i tij figuron  i 28-ti në listën e plotë të partive dhe drejtuesve të tyre në fletën e votimit të miratuar ditën e sotme nga KQZ.

Kandidimi i Gjinushit në zgjedhjet lokale si kryetari i një partie e shndërron Akademinë e Shkencave në një institucion partiak, në parti politike, gjë kategorikisht e ndaluar, pasi, për rastin në fjalë, Akademia rrezikon të përdoret në funksion të Skënder Gjinushit./CNA.al

Lajmet e fundit nga