LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i KE/ Rama: Nuk ka asnjë surprizë, i kemi bërë detyrat e shtëpisë

29 Maj 2019, 13:43, Aktualitet CNA
Vendimi i KE/ Rama: Nuk ka asnjë surprizë, i kemi bërë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rekomandimit pozitiv të KE-së, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ku ky i fundit i dorëzoi Ramës zyrtarisht raportin e KE-së, kryeministri tha se vendimi nuk ishte surprizë dhe se Shqipëria i ka bërë detyrat e Shqipërisë.

?Rekomandimi pozitiv i KE-së për hapjen e negociatave nuk është surprizë. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe nuk ka humbur asnjë minutë.

Ky ka qënë një vit i skanimit të të gjitha aspekteve të legjislacionit.?-tha Rama.

Gjithashtu ai tha se ?Duhet të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik?.

Më tej Rama foli edhe në lidhje me Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se pret që t?ju rekomandohet edhe vendeve të tjera të rajonit.

?Reforma në Drejtësi është unike. E pres me kuriozitet kur t?ju rekomandohet edhe vendeve të tjera të rajonit që të bëjnë të njëjtën gjë. Ditën kur edhe vendeve të tjera të rajonit tju kërkohet futja e ONM-së, më lajmëroni, do jetë lajm i mirë për mua?-u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga