LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili ndërkombtarëve/ Një drejtësi e abortuar i "meriton" lëvdatat

29 Maj 2019, 14:40, Aktualitet CNA
Vasili ndërkombtarëve/ Një drejtësi e abortuar i

Ish kreu i Grupit Parlamentar t LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur mbi rekomandimet e KE për Shqipërinë.

Vasili shkruan se arritjet e një reforme në drejtësi të abortuar i “meritojnë” lëvdatat e Mogerinit dhe Hanh.

Postimi i plotë

Mogerini dhe Hanh ju faleminderit per rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?

Ne konferencen melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folen per rekomandimin e radhes dhe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi e per suksesin e saj te “papare” te kesaj reforme.

Eshte vendi per ti “falenderuar” pa fund per kete vleresim sepse vertet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:

-Shqiperia nuk ka as Gjykate Kushtetuese,

-nuk ka as Gjykate te Larte,

-nuk ka as Inspektor te pergjithshem te drejtesise,

-ka nje Veting me dy standarte te demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,

-ka anetare te vete komisioneve te Vetingut qe jane pa asnje integritet e te kompromentuar

-ka mbi 50% te anetareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume te ulta, qe rrenojne imazhin e drejtesise se “re”.

-te gjithe anetaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja

-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.

Keto arritje te nje reforme ne drejtesi te abortuar i “meritojne” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.

Edhe nje falenderim perfundimtar.

Faleminderit Mogerinit dhe Hanh per rekomandimet e pervitshme,por qe nuk na i hapen asnje here negociatat per anetaresim./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga