LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Erion Velisë u shemb shtëpitë dhe bizneset pa paralajmërim

29 Maj 2019, 18:53, Aktualitet CNA
Bashkia e Erion Velisë u shemb shtëpitë dhe bizneset pa

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si ?Selvia? në Tiranë,  ku janë shembur disa ndërtesa gati 100 vjeçare.

Sipas asaj që raporton TV “Faxweb”, ndërtesat: dy dyqane dhe një shtëpi, janë të ligjshme  dhe të pajisura me hipotekë, ndërsa banorët pretendojnë se nuk kanë patur asnjë njoftim  nga Bashkia.

Punonjësit e Bashkisë, sipas pronareve të ndertesave, kanë ardhur dhe kanë zaptuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Pronarët deklaruan, gjithashtu, se u kanë treguar dokumentat e pronësisë, por ata nuk i kanë përfillur dhe nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim rrënues./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga