Connect with Us

“The Act”/Seriali tronditës i bazuar në një histori të vërtetë krimi, në listën e filmave më të mirë

Aktualitet

“The Act”/Seriali tronditës i bazuar në një histori të vërtetë krimi, në listën e filmave më të mirë

Publikuar

-

Filmat dhe serialet e bazuar në histori të vërteta njerëzore janë gjithnjë më intriguesit, pasi audienca vazhdimisht përpiqet të përfytyrojë përjetimet e personazheve në ekran, pa lehtësinë që të ofron fjalia “është thjesht një film”.

Por në serialin me 8 episode “The Act”, të prodhuar nga “Hulu” dhe të shfaqur në ekran për herë të parë në mars të 2019-ës, ndjesia është tërësisht e ndryshme, pasi vetëm ideja se e gjitha kjo histori mund të ketë ndodhur në realitet të ngre qimet përpjetë.

Seriali trajton jetën e Dee Dee Blanchard, një nënë beqare e cila ka hequr dorë nga gjithçka, për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë, Gypsy Rose, e cila gjithashtu është personazh kryesor në serial. Në serial, Gypsy Rose paraqitet si një vajzë adoleshente me zhvillim të vonuar dhe me probleme të mëdha shëndetësore si kanceri, paraplegjia, epilepsia, alergjia nga sheqeri, etj.

Deri këtu, kushdo mund të mendojë se bëhet fjalë për një histori të trishtë dramatike të një familjeje me probleme, derisa në fund të episodit të parë, fillojnë të dalin detajet e para të një historie thuajse të pabesueshme, që në fakt është dëshmuar nga vetë Gypsy Rose në jetën reale dhe nga familjarët e fqinjët e dyshes nënë e bijë.

Në serial, dalëngadalë fillon të dalin në sipërfaqe serkretet e errëta të familjes Blanchard dhe zbulohet se në fakt, Gypsy Rose nuk është aspak e sëmurë, por e ëma e saj, vuan nga sindroma “Munchausen by proxy”, një çrregullim mendor që konsiston në trillimin e problemeve shëndetësore të personave/kafshëve shtëpiake që janë nën kujdesin e personit që vuan nga kjo sindromë, në mënyrë që ky i fundit t’i mbajë nën kontroll.

Kështu, si në serial e ashtu edhe në realitet, Dee Dee Blanchard e trajton të bijën si të sëmurë duke e detyruar të lëvizë vetëm me karrocë paraplegjikësh, duke i rruar kokën që ta bënte të dukej si e sëmurë me kancer dhe duke e ushqyer nëpërmjet një tubi.

Gypsy Rose dhe Dee Dee Blanchard në jetën reale

Teksa fillojnë të dalin në pah abuzimet psikologjike dhe fizike të së ëmës, vetë Gypsy Rose, e cila si në realitet ashtu edhe në film mendon se është një vajzë e vogël por në fakt është në fillim të të 20-ave, fillon të dyshojë tek e ëma pasi fillon të kuptojë se ajo në fakt nuk vuan nga gjithë sëmundjet që mendonte se vuante.

LEXO EDHE:  "Historia e jashtëzakonshme e popullit"/Flamuri shqiptar "shkon" në pikën më të thellë të Tokës

Pasi krijon miqësi me fqinjën e saj e cila i flet për herë të parë për tematikat e moshës si djemtë dhe lidhjet, Gypsy përfshihet në rrjetet sociale dhe nis të flasë me një djalë të quajtur Nick (që vuan nga çrregullimi i personalitetit të dyfishtë), i cili më tej shndërrohet në të dashurin e saj dhe nis të eksperimentojë erotizmin dhe BDSM.

Dyshja mban për dy vite një lidhje në distancë dhe pas torturave të nënës problematike të Gypsy-t e cila nis të nuhasë diçka dhe dëshirës së çiftit për të qenë bashkë dhe të lirë, thuret një plan djallëzor.

Në një episod që të lë frymën pezull, vajza e vogël dhe e pafajshme me zërin fëminor Gypsy Rose dhe i dashuri i saj Nick me portretin e frikshëm, organizojnë vrasjen makabre të Dee Dee Blanchard. Siç rrëfehet dhe në dokumentarin “Mommy Dead and Dearest” të bazuar mbi të njëjtën histori të 2015-ës, e ëma e Gypsy Rose u gjet e pajetë nga fqinjët e saj disa ditë pasi ishte vrarë nga Nick, i dashuri i së bijës.

Vajza të cilën të gjithë e dinin të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara u gjet nga policia shëndoshë e mirë së bashku me të dashurin disa ditë më pas dhe u vunë në pranga. Nick Godejohn u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje ndërsa Gypsy Rose, u dënua me 10 vite burg dhe është ende në qeli për atë që është cilësuar si një nga historitë kriminale më të pabesueshme të viteve të fundit.

Gypsy Rose dhe Nick Godejohn pas arrestimit nga policia

Falë historisë rrënqethëse, realizimit mbresëlënës nga ana regjisoriale dhe lojës së shkëlqyer aktoriale nga Patricia Arquette, Joey King dhe Calum Worthy, “The Act” të fut jo vetëm në shtëpinë rozë të familjes Blanchard ku ka gjithnjë një qetësi të frikshme, por në kokat e secilit prej personazheve duke të mbajtur praktikisht të gozhduar para ekranit me dëshirën për të mësuar më shumë./Burimi:icon

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kёto janё historitё mё tragjike qё u kanё ndodhur vajzave gjatё ciklit menstrual

LEXO EDHE:  Larg luksit/ "Merve" nuk është aspak siç e njihni në serial, ja jeta e saj e vërtetë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Larg luksit/ “Merve” nuk është aspak siç e njihni në serial, ja jeta e saj e vërtetë

LEXO EDHE:  HISTORIA/ Prej këtij gjeniu bota na quan Albania

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: