Stresi në punë klasifikohet sëmundje/ Ja cilat janë simptomat – CNA
Connect with us

Aktualitet

Stresi në punë klasifikohet sëmundje/ Ja cilat janë simptomat

Publikuar

-

Stresi që ju shkaktohet nga puna apo nga papunësia do të njihet zyrtarisht si një sindromë. Është agjencia speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësië ajo e cila ka përcaktuar një përkufizim të tillë duke analizuar efektet që ky lloj stresi ka në shëndetin e njeriut.

OBSH ndër të tjera ka përcaktuar edhe direktivat që u duhen mjekëve për të diagnostikuar stresin nga puna si sëmundje.

Lodhja dhe stresi që shkakton puna përcaktohet si një nga faktorët që ndikojnë në trupin e njeriut dhe që e detyrojnë të kërkojë ndihmën e shërbimeve mjekësore.

Stresi nga puna konsiderohet një problem i lidhur me punësimin ose papunësinë”, një sindrom që rezulton në “stres kronik në vendin e punës i cili nuk mund të menaxhohet.

Por cilat janë simptomat e kësaj sëmundjeje të re?

Sipas OBSH-së stresi nga puna karakterizohet nga tre shenja: ndjenja të lodhjes mendore dhe fizike, rritja e distancës mendore nga puna ose ndjenjat e negativizmit të cinizmit që lidhen me punën; reduktim i efektivitetit profesional. Stresi nga puna i referohet veçanërisht fenomeneve në kontekstin e profesionit dhe nuk duhet të zbatohet për të përshkruar përvojat në fusha të tjera të jetës.

Kjo sëmundje do të njihet tashmë botërisht duke nisur nga 1 janari i vitit 2022. Ky përkufizim i OBSH-së u bazua në rezultate të mbledhura nga ekspertë nga e gjithë bota. Klasifikimi i sëmundjes së OBSH-së siguron një gjuhë të përbashkët përmes së cilës profesionistët e shëndetësisë në të gjithë botën mund të shkëmbejnë informacione./Burimi:topchannel

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave

Publikuar

-

By

samitti

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro.

Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” , këtu në Korçë”-shkruan Meko.

Postimi i plotë

Gjithnje gojemjalt e zemer behar; si per te me zbutur kur une e qortoj se perse s’ me ben nje zile e t’i dergoj nje makine ta sjelle, me fut krahun e me terheq per nga kafja, nderkohe qe Tonin Frroku nis ta ” pershendes” me batutat e tij gjithe kolor ; – e si ka kene zotnia juj, o partizani i EAM-t…?

S’ rreshtin batutat mes tyre…Koçua folë e qesh me gjithe shpirt, duke na krijuar nje atmosfere aq gazmore …

Ndoshta rast unikal ne historine e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, ne skene e bashkebisedimm, çfaq tiparet e nje aktori ne moshen me vitale te tij; memorje, energji e logjike !
S’i ndahet qe s’i ndahet skenes- na tregon se së shpejti do te shkojne ne Gjirokaster me “Kopracin”, do te jete pjesmares ne “Koko-Fest” , ketu ne Korçe etj…si edhe per monografine e sapo perfunduar, kushtuar Dhimiter Trajçes…qe sipas tij, mbetet ikona dhe themeluesi i Teatrit te pare partizan ne shqiperi …por edhe atij korçar !

Ç te them tjeter per Koçon, pervecse vizitat e tij ne Rtsh Korca, jane evente e perjetohen me mbresa, prej te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, dikur deputet i Partisë Socialiste, është shfaqur herë pas herë kundër politikave të mazhorancës në pushtet, e veçanerisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mjafton “ti hedhësh një sy” postimeve të tij në rrjetet sociale, kundër Veliajt, për të kuptuar dhe arsyen e vërtetë të kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

CNA.al risjell në kujtesë disa pjesë nga postimet e Malajt përgjatë muajve të fundit, ku sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Tirana nuk e meriton te qeveriset nga arrogante, nga ata qe 46 muaj kane qeverisur me gjoba dhe arrogance dhe dy muaj perpara zgjedhjeve sterlodhen te paraqiten si engjej. Genjeshtrat i kane kembet e shkurtra , njerezit e thjeshte dhe taksapaguesit e kane ndjere cdo dite arrogancen dhe babezine.”

“Eshte e vertete qe tamaja e madhe te le pa gje? Ky rast duhet bashkuar me ate te milliona pemeve te mbjella 🙂 . Askush nuk duhet te gezoj qe trajton me kaq nenvleftesim dhe arrogance popullin e vendit te tij.
Shume shpejte do te mesohet se sa jane borxhet e papaguara te bashkite te cilat me ligj ndalohen te kene buxhet me deficit.”

“Nqs do te ishim strukur perballe arrogances se Veliajt residentet do te paguanin 218 milion leke per parkim diku tjeter, I hoqen gjobat per zgjedhjet apo Veliaj e kuptoi qe me shpifje nuk na trembi dot.?? Veliaj perbetohet se eshte evropian, por qeverise si Haxhi Qamili.”

“Cfare te mbjellesh do te korresh” kete shprehje te mencur te popullit shqiptare injoroi Veliaj kur shpifte kunder socialisteve, dhe kur padurimi per pushtet jo vetme politik e ka cuar ne kete standart te trishtueshem qeverisjes. Tiranes por edhe Shqiperise nuk i duhen kryetar bashkie thjeshte te kryetareve te partive.”

“Shpifja ka qene e vetma arme e suksesit te Veliajt. ajo e ngriti ne karriere dhe ajo do ta rrezoi. Veliaj hyri ne politike si kryetar i strukturave ”paramilitare shpifese kunder socialsiteve”. Goditi kedo qe nuk i pelqente shefit te tij. Shpifi pa pike turpi per kedo, fallsifikoj deklaratat e pasurive te deputeteve te PS.”

Kur ne vitim 2005 ne Harvard pashe disa lypesa qe diten kerkonin lemoshe dhe naten flinin ne hyrje te bibliotekes(COOP) apo ne cepa rrugesh, me mentalitetin shqiptare pyeta nje profesorin tim pse nuk i hiqni?

Pergjigjia e tij me vlen dhe sot. “Arben, studentet e Harvardit duhet ta njohin jeten ashtu sic eshte”.
I gjeta lypsat aty edhe ne 2019.”CNA.al

Akuzoi Veliajn/ Socialistët kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending