Connect with Us

Sondazhi/ Ja sa shqiptarë janë pro zgjedhjeve të parakohëshme

Aktualitet

Sondazhi/ Ja sa shqiptarë janë pro zgjedhjeve të parakohëshme

Publikuar

-

Kërkesa e opozitës për të pasur zgjedhje të parakohëshme ka bërë që një nga pyetjet e sondazhit të “IPR Marketing” të jetë edhe kjo: Pro apo kundra zgjedhjeve të përkohëshme?

Kësaj pyetje shqiptarët e anketuar i janë përgjigjur kështu:

Pro zgjedhjeve të parakohëshme 40.2%

Kundër zgjedhjeve të parakohëshme 42.2%

Nuk përgjigjen 15.6%.

Edhe në këtë pyetje vihet re një ndryshim në shifra në krahasim me sondazhin e 3 Prillir./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Masat e reja anti-Covid/ Flet shefja e Epidemiologjisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-Covid. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur rreth masave të reja anti-Covid dhe nëse të vaksinuarit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar Covid-19.

Sipas Tominit, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë Covid.



“Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë”.

“Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Për impaktin është shumë i rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken, por preken më pak se të pa vaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit”, shprehet Tomini në abc news./ CNA.l

LEXO TE PLOTE

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Rama replikon me ndjekësit në facebook/ “Nuk kemi nevojë për xhami e kisha po për bukë e ujë”

LEXO EDHE:  Rama replikon me ndjekësit në facebook/ “Nuk kemi nevojë për xhami e kisha po për bukë e ujë”

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  Gara për bashkitë/ PD bojkoton zgjedhjet

LEXO EDHE:  Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën/ Paloka: U mohua sakrifica e demokratëve

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE