Connect with Us

Pesë shtëpi dhe dy makina/ Suela Zhegu e akuzuar për grabitje dhe mashtrim

Aktualitet

Pesë shtëpi dhe dy makina/ Suela Zhegu e akuzuar për grabitje dhe mashtrim

Publikuar

-

Me 17 Qershor 2017, Kuvendi miratoi me 100 vota pro,  dy kundër dhe pesë abstenime, listën me 27 anëtarët e Komisionit të Vettingut.

Një ndër emrat që mori “ok” e Kuvendit ishte dhe Suela Zhegu, e cila është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zhegu u zgjodh, pavarësisht se ishte raportuar në media për probleme me ligjin.

Zhegu e cila  është akuzuar nga familjarë të saj për mashtrim po heton gjyqtarët dhe prokurorët.

Ky është një skandal që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Kësaj situate i shkon përshtat shprehja “hajduti thërret kapeni hajdutin”.

Në redaksinë e CNA.al, një vit më parë mbërriti një denoncim për komisioneren Suela Zhegu.

Kjo e fundit akuzohet nga kunata e saj për mashtrim me dyshimin se ka përfituar pasurinë e vëllait të saj, pasi ai ka humbur jetën.

                                                            Anida Ademi

Kunata, Anida Ademi, ka thënë për CNA.al  se u është  drejtuar organeve gjyqësore që Suela Zhegu (Limka) t’u kthejë paditësve, fëmijëve të mitur të vëllait të saj të ndjerë, pasurinë trashëgimore, të përfituar përmes mashtrimit.

Çështja ka kaluar në Prokurori, por  duket se për shkak të pozicionit që mbart, s’ka prokurorë  që ta marrë përsipër këtë hetim dhe  as gjyqtarë që të japin vendim.

“Tmerrohem  kur shikoj fytyrën e saj që gjykon gjyqtarë të mirë, me eksperiencë por dhe që kanë pasuri, po që të mbash lekët për një kafshatë të dy jetimëve, të nipërve të saj, e bën ajo  që është më e fëlliqura, dhe që të tillë s’ka për të parë rruzulli tokësor”,  është shprehur Anida Ademi

Më herët është raportuar se historitë e mashtrimit me qëllim përfitimi të Suela Zhegut dhe bashkëshortit të saj e nuk përfundojnë këtu, por vijojnë edhe ndaj një kreditori të njohur si ndërtues, si rrjedhojë e moszbatimit të kontratës së huasë, kjo bazuar në Vendimin Nr. 824, date 13.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

 CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së saj, sipas të dhënave trë marra nga ILDKPI, përgjatë tre viteve që Zhegu ka bërë deklarimin.

Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi,  dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në  Tiranë

Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.

“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam  ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore.  I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit (vëllai të Suelës), por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t’i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve,  se halla juaj, do t’ju jap apartamentin  në Durrës.  Ky apartament i takonte  burrit tim, por ajo tha që po e shita do t’ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk  zgjidhet çështja ime, e cila  ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur”, ka treguar ndër të tjera Anida Ademi në një intervistë për CNA.al, dhënë një vit më parë.

LEXO EDHE:  Burime financiare të paligjshme/ KPK jep vendimin për gjyqtaren Entela Prifti

Më poshtë po sjellim, pasurinë deklaruar nga Suelza Zhegu, e cila ndërsa akuzohet për mashtrim, jep vendime për gjyqtarë dhe prokurorë.

Deklarata fillestare 2017

Apartament banimi, sip.85.21m2, Tiranë, blerë me datë 19.03.2004.

Burimi i krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhën 1996-2017 si dhe te ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 — 2017.  Vlera 46 865 euro.

Apartament banimi, sip. 64.1 m2,  me vlerë 32 000 euro

Apartamenti banimi me. sip. 75.21 m2 në Durrës që kushton 35 789 euro.

Apartament banimi, sip. 69.27m2, në bashkëpronësi me bashkëshortin, blerë me 19.03.2007, në shumen 30.000 euro. Burimi i  krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhen 1996-2017 si dhe të ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 — 2017.

Makinë Ford, prodhim i vitit 2004, blerë në Janar 2005, në shumën 14.800 euro.

Burimi: Kursime të familjes 4800 euro kesh, shlyer me kredi 10.000 euro.

Makinë Toyota, prodhim i vitit 2000, blerë me 31.07.2009. Burimi i krijimit: Kursime nga paga dhe shpërblime për periudhën 1996-2017 si dhe të ardhurat e bashkëshortit si arkitekt-projektues-zbatues, aktivitet privat nga 1992 — 2017.  Ndërsa vlera me numra thuhet se është 5 500 euro, ndërsa është shkruajtur  shtatë mijë e 500 euro.

Tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2, Tiranë, sipas certifikatës së pronësisë me nr. pasurie 96/3, datë 22.06.2009, bazuar në kontratën e shitblerjes, çmimi i blerjes është 1000 lek/m2, përkthyer në lekë shkon 1 875 000 lekë.

Llogari  e hapur me datë 23.02.20005, Gjendja me 17.06.2017, 2002 lekë.

Llogari e hapur ne date 19.05.2011, Gjendja me 17.06.2017, 71.57  euro

Kartë krediti në euro, e hapur ne 03.06.2016. Gjendja është 300 euro.

Gjendja e llogarisë në shumën 13 77 euro.

Gjendja e llogarisë në shumën 1 483 087 lekë.

Kredi për pagesen e shkollës private të vajzës. Marrë në gusht 2016. në shumën 500.000 lek. Gjendja e detyrimit me 17.06.2017 është 453.157 Iek.

Kredi në qarkullim 2.900.000 lekë.

Shumë e pashlyer kredie në vlerën 5 000 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron, shtëpi banimi e trashëguar nga prindërit, me si 225 m2, me sip.ndërtimi 150m2, Tiranë, e rikonstruktuar në vitin 2000. Shtesat e ndërtuara në proces legalizimi. Burimi i krijimit: Të ardhurat nga shitja e një lokali bar – restorant.  Vlera 6 000 000 lekë.

Apartament banimi me sip. 75.21 m2 në Durrës, blerë në 09.08.2007. në bashkëpronesi me bashkeshorten. Vlera 35 789 euro.

Të ardhura si konsulent dhe ekspert urbanist nga 1 janari deri me 17.06.2017, në shumën 88 000 lekë.

Qira nga apartamenti nga 1 janar deri me 17.06.2017, në shumën 150 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhurat nga paga 17.06.2017-  3 1.12.2017, në shumën 1 864 552 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31 dhjetor 2017, në shumën 1 949 lekë.

Llogari hapur më  date 23.02.20005, gjendja me 31.12.2017 në shumën 1 503 lekë.

Gjendja e llogarisë me 31.12.2017 , në shumën, 2.14 euro.

Të ardhurat e bashkëshortit si ekspert ndërtimi në shumën,  210 000 lekë.

Viti 2018

Të  ardhurat nga paga dhe shperblim neto 1 Janar- 31 Dhjetor 2018 Pagesa per rimbursim pasaporte 7 500 Iekë. Vlera në total 3.536 564 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31 dhjetor 2018, në shumën 37 214 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2018 në shumën 1 008 euro.

Të ardhura nga bashkëshorti në shumën 324 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 303 350 00 lekë./CNA.al

Denoncim/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut akuzohet për mashtrim

Skandali me Komisioneren e Vettingut/ Pse hesht PD për Suela Zhegun?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rol kyç në hetimet për masakrën e Çoles/ Kush është prokurorja që do japë llogari përpara KPK

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon në “sitën” e Vettingut/ Zbardhet vendimi i KPK

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Manjola Xhaxho kalon në “sitën” e Vettingut/ Zbardhet vendimi i KPK

LEXO EDHE:  Dyshime për punën e KPK/ Ankimohet vendimi për Bashkim Dedjan

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: