Connect with Us

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve/ “Të bashkojmë zemrat tona”

Aktualitet

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve/ “Të bashkojmë zemrat tona”

Publikuar

-

Të bashkojmë zemrat tona, ka qenë fraza e përsëritur nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Fierit.

Sipas Bashës, fitorja është në dorën e shqiptarëve prandaj ata duhet të bashkohen të gjithë kundër Edi Ramës.

“Fitorja është në dorën tonë në dorën tuaj në vendosmërinë tuaj për ta çuar deri në fund këtë betejë. Duke bashkuar zemrat tona do të japim mesazhin se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Nuk ka forcë që na dal sepse ne jemi në krahun tuaj”,-deklaroi Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD/ Demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në Opozitë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Metës leksion PD-së/ Ja çfarë i duhet vendit

Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Detajet që ngritën dyshimet/ Rama-Basha takohen në Rinas

LEXO EDHE:  Shkrin përsëri Lulzim Basha dhe kërcënon publikisht/Kërmë njeriu do të të vijë dita shumë shpejt

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Qeveria merr vendimin/ Prona e Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministarve ka marrë vendim që prona e Teatrit Kombëtar t’i kalojë Bashkisë së Tiranës.

Prona e Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë me një vendim të Këshillit të Ministrave. Në VKM thuhet se “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001,

“Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendos:

1-Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

LEXO EDHE:  Raporti i Dick Marty/ Rama-Bashës: Dil dhe trego të vërtetën si hetues i UÇK

2-Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

LEXO EDHE:  Shkrin përsëri Lulzim Basha dhe kërcënon publikisht/Kërmë njeriu do të të vijë dita shumë shpejt

3-Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4-Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FOTOT- Radha tre kilometra në Muriqan

Publikuar

-

Nga

E shtuna ka sjellë rradhë te gjata prane pikës kufitare të Muriqanit! Te pakten 3 kilometër ka shkuar rradha e pritjes! Aktualisht po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje! Por as kjo nuk e ka shmangur radhën e gjatë! Te lodhur ne pritje qytetarët thonë se nuk mbahet radhë, pasi janë vetë punonjësit e doganës të cilët kalojnë pa radhë me mjete të ndryshme.

Ata shprehen se janë të lodhur nga situata që është çdo vit e njëjta dhe se nuk është kjo pamja që duhet tu ofrojnë turistëve.

Përmes pikës kufitate të Muriqanit ne 48 orët e fundit kanë hyrë 2020 shtetas shqiptarë dhe 21 mijë shtetas të huaj! Po përmes kësaj pike kufitare në 48 orë kanë dalë 2200 shtetas shqiptarë dhe 14 mijë shtetas të huaj!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE