Connect with Us

Horoskopi i ditës, 29 maj 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 29 maj 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Hëna do ndriçojë shume fusha te jetës tuaj sot dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume here me e mire. Do bëni te pamundurën për te vendosur harmoninë ne jetën tuaj. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën dhe te rendin pas personave qe pëlqejnë. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur te ndiheni te sinqertë për gjendjen ne te cilën ndodheni.

DEMI 21. prill – 21. maj

Gjate kësaj dite Venusi do i beje ata qe janë ne çift te kenë një bashkëpunim me te ngushte me partnerin e tyre. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund t’i zgjidhin ato menjëherë. Beqaret më me fat do jene ata qe do kenë durim dhe do presin momentin e duhur për te vepruar. Ne planin financiar situata do mbetet gjithë kohës nen kontroll sepse kurdoherë do bëni një menaxhim te kënaqshëm.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ne planin dashuror mund te hezitoni shpeshherë gjate kësaj dite dhe do keni frike te hidhni hapa te mëdha. Për fat te mire do keni disa miq qe do ju mbështesin dhe do ju ndihmojnë. Beqaret nuk duhet te kenë frike nga asgjë sepse sot do ju shfaqet personi qe ka vërtet vlera. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Duke bere edhe pak kujdes me shpenzimet situata mund te përmirësohet me tepër.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Fale yjeve dhe veçanërisht Hënës, jeta juaj ne çift do jete shume me e bukur dhe me e qete sot. Ai qe keni ne krah do dije si t’iu kënaqë kështu qe edhe ju duhet ta lëshoni veten dhe te bëni atë qe do ndieni. Beqaret do argëtohen pafundësisht dhe do ndihen mire edhe pse nuk do jene kushtet për një lidhje te qëndrueshme. Situata financiare nuk do përbëjë asnjë lloj problemi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse jeni ne një lidhje përgatituni te përjetoni emocione te veçanta sot. Çdo moment do jete i veçantë sepse partneri do mendoje t’iu surprizoje. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ne një moment apo ne një tjetër do ju shfaqet personi ideal qe nuk duhet ta humbasin. Ne planin financiar Plutoni do ua beje gjerat shume me te lehta. Nuk keni për te pasur asnjë problem kur te shpenzoni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dita e sotme nuk do jete as e shkëlqyer, por as shume problematike për ata qe janë ne një lidhje. Duhet patjetër te mendojnë te bëjnë diçka ndryshe nëse nuk duan qe shume shpejt rutina te sjelle mërzitje te mëdha. Beqaret qe kane pritur gjithë këto kohe për te realizuar takimet e ëndërruara, sot do ndihen mire. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike qe t’ia dilni mbanë.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do zbuloni edhe disa ane te tjera te karakterit te partnerit te cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me tepër. Për beqaret jeta do marre një tjetër drejtim pasi një shoqëri e hershme do shndërrohet ne diçka me tepër. Shpenzimet duhet t’i kryeni gjithmonë te mirëmenduara nëse nuk doni te keni probleme me vone.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite shume konfuze do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do gjenden edhe ne situata te vështira dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe do takojnë dhe gjasat janë qe te filloje një lidhje e bukur. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi, kështu qe nuk do keni aspak tronditje ne jete sektor.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka pasur disa tronditje, sot situata do ndërlikohet edhe me tepër. Disa persona te jashtëm do kenë ndikim te madh dhe do ua prishin plotësisht harmoninë. Beqaret do jene shume te pavëmendshëm ndaj personave qe do ju kalojnë pranë dhe mund te humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar nuk pritet asnjë lloj vështirësie kështu qe mos u shqetësoni aspak.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dita e sotme do ketë zhvillime mjaft pozitive. Entuziazmi do rikthehet ne jetën tuaj dhe kënaqësitë do shumëfishohen. Ja pra pse asnjëherë nuk duhet humbur besimi. Për beqaret gjithashtu do ketë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ne fund te ditës pjesa me e madhe do e ketë gjetur shpirtin binjak. Buxheti ka për te qene goxha i mire, por duhet t’i shmangni tani për tani investimet e mëdha.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Gjate kësaj dite dashuria nuk do jete shume e privilegjuar. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do pranoni te toleroni asnjë çast. Po vazhduat kështu dijeni se e ardhja nuk do jete e mire. Beqaret do i ndihmojnë shume njohjet e shumta qe kane për te takuar persona te rinj. Ne planin financiar ne disa momente mund t’iu lëshojnë nervat dhe mund te bëni gabime.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Merkuri do ju beje me idealiste sot ju te dashuruarve. Do jepni shume nga vetja ne mënyrë qe ta kënaqni partnerin dhe ta bëni te ndihet i plotësuar. Beqaret do realizojnë disa takime te ethshme qe me siguri shume shpejt do shndërrohen ne diçka me tepër. Buxhetin do dini si ta organizoni ne çdo moment dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer ne çdo çast.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 tetor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 maj 2018

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 shkurt 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 16 nëntor 2017

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: