Connect with Us

Foto/ Zbuloni cilët janë 10 fëmijët më të bukur në botë

Aktualitet

Foto/ Zbuloni cilët janë 10 fëmijët më të bukur në botë

Publikuar

-

Faqja online “BrightSide” ka sjellë në vëmëndje 10 fëmijët më të bukur në botë të cilët i kanë mahnitur të gjithë me pamjen e tyre.

Për më tepër ndiqni fotot e mëposhtme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Malltezi i paditi në gjykatë/ Justifikohen Ben Blushi dhe Carlo Bolino: Shpifëm padashje

Publikuar

-

Nga

Malltezi i paditi për shpifje/ Ben Blushi dhe Carlo Bolino justifikohen në gjykatë: Ishte padashje

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi prej disa muajsh ka paditur në gjykatë për shpifje televizionin Top-Channel që drejtohet nga Ben Blushi dhe televizionin Report Tv të Carlo Bolinos.

Padia lidhet me akuzat që këto dy televizione kanë ngritur në drejtim të familjes Malltezi. Sot demokrati ka treguar se Top Channel dhe Bolino janë munduar të justifikojnë dhe t’i bëjnë bisht akuzave të ngritura nga vetë ata.

Sipas tij, Ben Blushi ka tentuar të shpëtojë nga padia duke thënë se “ka nevojë të hetohet”, ndërsa Bolino duke thënë se “nuk kishte parë dokumente” dhe “nëse ka shpifje dhe mashtrime ato janë padashje”.

Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2 objekt caktuar per gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin per shpifjet publike ne perpjekje per te fshehur grabitjen e parave publike per gjoja plehrat e qe po perfundojne ne xhepat e pseudogazetareve gjobaxhinj. Te paditur per shpifje dhe ne mungese te fakteve per shpifjet e tyre, tani kane filluar te shajne njeri-tjetrin se nga i kane shpifjet. Njeri thote qe nuk i kam nga vetja por (me gjeten budalla) Tualeti dhe Bolino.

Tualeti vete qe u gjet njehere fajtor per shpifje tani e dredh per te shpetuar nga padia e thote “ka nevoje te hetohet”, ndersa Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”. Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ktheni gjimnazin Tiranes, ktheni parate publike qe gjoja merren per plehrat e perfundojne reklama per pseudogazetare lepires. Dhe ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate“, shkruan Malltezi në rrjetet sociale./ CNA.al

“10 mashtrime të Carlo Malavitës”/ Malltezi: Eja në gjyq, mos u fshih pas lëpirjeve

Nuk paraqitën asnjë provë/ Malltezi padit për shpifje Top Channel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Publikuar

-

Nga

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Partia Demokratike do të mbledhë më 18 qershor Kryesinë. ABC News bën me dije se, sekretari i Përgjithshëm Gazment Brdhi u ka nisur një mesazh demokratëve, të cilët i njofton për mbledhjen.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuara si masakër zgedhore. Gjithashtu në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi,” shkruhet në mesazhin e Bardhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e ftoi të ishte pjesë e politikës/ Gjekmarkaj: Në fillim hezitova, por hyra me idenë se do vinim në pushtet

Publikuar

-

Nga

Basha e ftoi të ishte pjesë e politikës/ Gjekmarkaj: Në fillim hezitova, por hyra me idenë se do vinim në pushtet

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur për përfshirjen e tij në politikë dhe shkëputjen nga letërsia.

Në një intervistë për Dritare Tv, Gjekmarkaj u shpreh se futjëa në skenën politike erdhi pas ftesës nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili i kishte kërkuar të kandidonte disa kohë para zgjedhjeve.

Ai shtoi se ka hyrë me idenë që opozita duhet të vinte në pushtet.

Debutimin tim publik e kam nisur pasi mbarova studimet në Itali për letër-filozofi në La Sapienza. Pasioni im ka qenë gjithmonë filozofia. Debutimet e mia i kam bërë me kritikë letrare. Si pa e kuptuar e pashë veten të përfshirë fillimisht në çështjen e ditës, temat sociale e më pas pjesë e debatit politik. Nuk e di se kur ishte ajo ditë që e pashë emrin tim në televizor me cilësimin si analist. Dukej një fjalë e largët që nuk kishte lidhje me mua. Pastaj u dorëzova, si të gjithë dhe e pranuam si term.

Kauzat që na kanë ftuar në debat në këto vite na kanë afruar më shumë me opozitën dhe na kanë bërë më shumë kritikë me qeverinë. Futja në politikë ishte një ftesë e Bashës disa kohë para zgjedhjeve. Kisha një hezitim për ta pranuar, por e mendova si një mundësi për të realizuar atë që deri dje i kam trajtuar si ide. Kam hyrë me idenë që opozita duhet të hynte në pushtet. Edhe për të bërë presion ndaj qeverisë për të prodhuar rezultate pozitive në disa aspekte”, u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE