LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Si e kaloi Rilindja Fahriun, nga paçeja tek byreku

29 Maj 2019, 09:29, Aktualitet CNA
Foto-Si e kaloi Rilindja Fahriun, nga paçeja tek byreku

Fahriu njihet në rrjetet sociale, por edhe te demokratët dhe socialistët si një njeri i paçes dhe pilafit. Këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, sepse në zonën nga është ai në zona të ftohta si Pogradeci, e hanë paçen shumë.

Por, që kur u themelua koalicioni i Rilindjes në 2013-ën, midis Ilir Metës dhe Edi Ramës, u vu re një ndryshim i madh tek Fahriu. Ai nuk po hante më paçe dhe pilaf, siç hante në kohën e qeverisë Berisha-Meta, por filloi të hante byrek.

Fotot e para të Fahriut që ne kemi sjellë fillojnë me Niko Peleshin, takimet në Korçë janë konsultative, nuk ka paçe përpara, por mesa duket Nikoja e këshillon Fahriun që të ndryshojë rrugë.

Ka edhe disa foto të tjera me Nasip Naçon dhe eksponentë të tjerë të LSI-së, gjatë kohës që këta qeverisnin me Edi Ramën, ku Fahriu shikohet duke ngrënë byrek dhe larë duart.

Njësoj e kemi parë duke ngrënë byrek edhe ndërsa priste Vangjush Dakon në Durrës dhe së fundi e pamë sërish me byrek kur e takoi Vangjush Dakon dhe Blendi Klosin në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Pra, më në fund Rilindja ka bërë një ndryshim të madh, edhe tek Fahri Balliu. Për këtë duhet të falenderojmë zv.kryeministrin Erion Braçe, duhet të falenderojmë ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, për punën e tyre dhe kontributin e madh brenda Rilindjes, dhe brenda Fahriut, si trashëgimtar i Partisë së Punës dhe Partisë Socialiste të vërtetë.

Të cilët na bënë të mundur që më në fund Fahri Balliu të shpëtojë nga paçeja dhe të vërsulet tek byreku.

Nuk duhet se çfarë do të bëjë Fahriu në rast se do të ketë një qeveri të përbashkët Rama-Basha. Çfarë do të hajë pas byrekut? Kjo është pyetja që po i shqetëson të gjithë./ CNA.al

Foto-Ditë “zie” për Fahriun/ I mbaron paçeja, rikthehet te byreket

Fotot ekskluzive-Fahriu kapet në pazarin e radhës me Dakon e Klosin

Video-Nuk do ta besoni/ Fahri Balliu na mëson si lahen duart, pas paçes dhe pilafit

Foto/ Fahri Balliu ?pushton? rrjetin

Video/ Kur Fahriu ushqehet me duar

Paqja e fshehtë/ Fahri Balliu pajton Tom Doshin me Ilir Metën

Zbulohet ministri tjetër i Ramës në krah të Fahri Balliut

 

Çfarë i kërkon Fahri Balliu ministrit të Ramës?!

Foto-Video ekskluzive/ Fahri Balliu kapet në pazar me ministrin e Ramës

“Babai” i Lulzim Bashës, në pazar me ministrat e Edi Ramës/ Zbulohet i radhës

Lajmet e fundit nga