Connect with Us

 Fiks Fare / Shefi i Krimeve u thotë të dhunuarve:  Shko ankohuni tek Edi Rama

Aktualitet

 Fiks Fare / Shefi i Krimeve u thotë të dhunuarve:  Shko ankohuni tek Edi Rama

Publikuar

-

Një çift pensionistësh nga fshati Hinkë i Beratit ankohen në Fiks Fare pasi sipas tyre, policia, prokuroria dhe gjykata është duke zvarritur konfliktin e lindur me fqinjin pas vjedhjes se shtëpisë. Pas denoncimit për vjedhje, ata rrihen edhe nga vëllai i të pandehurit. Shefi i krimeve i thotë – “Shko ankohu, shko ne Edi Rama.”

Nadire Toska tregon për Fiksin se kur  i vodhën banesën rreth një vit e gjysmë më parë ajo bashkë më bashkëshortin ishin në Itali. Çelësin e shtëpisë e kishin lënë tek komshiu, dhe ishte po ky i fundit që i njoftoi se në banesën e tyre kishin hyrë hajdutë. Pasi u kthyen në shtëpi, dhe panë se si ish tentuar dhe hapur dera ata dyshuan se vjedhja ish bërë pikërisht nga fqinja ku kishin lënë çelësin. Për shkak të fqinjësisë ata tentuan të shkojnë të ballafaqohen, por aty u konfliktuan dhe këtë çështje ja lënë në dorë policisë. Sipas tyre në fillim u kërkua pushimi i çështjes por pasi ata bënë ankesë pranë prokurorisë së përgjithshme dhe portalit “Shqipëria që duam”,  çështja u hetua edhe më thellë dhe u gjetën dy autorët. Prokurorisë dhe gjykatës ju deshën më shumë se një vit që ta kalojnë në seancë paraprake, ndërsa konflikti mes fqinjësh vazhdonte të ishte i hapur. Ditën që gjykata vendosi gjykimin e çështjes, vëllai i njërit prej të pandehurve i zuri pritë dhe rrahu  çiftin e pensionistëve.

Çifti Toska bën një tjetër denoncim, por që sipas policisë nuk është i nevojshëm pasi pas raportit mjeko -ligjor ata mund të hapin padi civile në gjykatë. Duke mos marrë kështu në konsideratë faktin që kjo ishte një çështje në vazhdim të së parës, dhe mbi të gjitha çifti ishte kërcënuar. Qytetarët u ballafaquan me shefin e krimeve të Urës Vajgurore, Dashamir  Zake. Ky i fundit pas një debati mes tyre, i jep raportet mjeko -ligjore ku vetëm gruaja ish me dëmtime  të rëndësishme, dhe paaftësi për punë deri në 9 ditë. Më pas ai u tregon se duhet t’i drejtohen gjykatës për padi civile ku i pranishëm do të jetë edhe prokurori që do të vlerësoj rastin. Nadire Toska e akuzon se ai po fsheh rrahjen ashtu siç u mundua edhe për vjedhjen, por shefi i thotë se nëse nuk do të ishte për të çështja nuk do të kish përfunduar në gjykatë. Në këtë moment Nadirja i kujton se çështja e saj u mor seriozisht pasi u ankua tek Edi Rama. Atëherë shefi me arrogancë i përgjigjet, “Shko ankohu, shko ne  Edi Rama”

Bisedë midis denoncuesve dhe Dashamir Zake, Shef i Krimeve, Ura Vajgurore

Denoncuesja – E ke bërë ti denoncimin?

Shefi i krimeve – Denoncimin ta tregoj unë tani.

Denoncuesja – Ku e ke bërë denoncimin, na e trego një çik ne.

Shefi i krimeve – Do t’i jap unë raportet tani, origjinalet.  Ja, Bilal Toska, Nadire Toska.

Shefi i krimeve – Shko dhe zgjidh të drejtën tënde.

Denoncuesja – Ku ta zgjidh?

Shefi i krimeve – Do më dëgjosh!

Denoncuesja –E drejta fillon që këtu.

Shefi i krimeve – Zonjë ka mundësi të më dëgjosh sepse nuk kam kohë…

Denoncuesja – Qëkur filloi vjedhja, që ju e mbuluat. Pastaj mbuluat edhe këtë. Zotëria na ka dhunuar dhe ju nuk keni bërë as edhe një gjë.

Denoncuesja – Na kërcënoi zotëria dhe ju  nuk morët asnjë masë.

Shefi i krimeve – Ulu, dëgjo pesë minuta një llaf, e vazhdo ku është për të vazhduar.

Denoncuesja –Ku të vazhdoj?

Shefi i krimeve –Ta them unë.

Shefi i krimeve –Tani, Bilal Toska. Dëmtime të rëndësishme nuk ka…të pa rëndësishme. Që nuk shkaktojnë humbjen e aftësisë të përkohshme në punë. Merre ti këtë, lexoje.

Shefi i krimeve – Ti, zonjë. Dëmtime të rëndësishme që shkaktojnë heqjen e aftësisë për punë në masën deri në 9 ditë.

Shefi i krimeve – Jemi në rregull?

Denoncuesja –Po.

Shefi i krimeve –Merre edhe ti këtë.

Shefi i krimeve – Drejtohuni gjykatës, hapni padi civile. Të lutem më dëgjo të mbaroj unë.

Denoncuesi – Po kërcënimi kur hapte dorën, do të vras e do të zhduk.

Shefi i krimeve –Të lutem, i ke brenda o zotëri i ke brenda. Po më dëgjo njëherë, të mbaroj unë njëherë.

Shefi i krimeve –Kërko dëmin që të është shkaktuar. Të lutem edhe njëherë, kam  komunikuar me prokurorin, dhe prokurori do jetë…Kur të hapet padia, që të bëhet gjyqi, prokurori është aty.

Shefi i krimeve –I takon zotërisë për tu arrestuar, arrestohet atje. I takon për të shpërblyer dëmin në vlerë, siç e ka kodi.

Shefi i krimeve –Me mua keni mbaruar zotërinj, drejtohuni gjykatës.

Denoncuesja –T’i drejtohem për çfarë?

Shefi i krimeve – Drejtohu gjykatës.

Denoncuesi – Po për kërcënimin që ka bërë?

Shefi i krimeve –I ke aty pra po të them, se ke dëmet. I ke aty. Drejtohu gjykatës.

Denoncuesi – Ore unë po të them që më kërcënon, më thotë që do të vras…Ai po më thotë do të vras. Kush më mbron mua!

Denoncuesja – Ka 8 ditë sot, s’është bërë asnjë gjë.

Shefi i krimeve –Në një ditë ka qenë.

Denoncuesi –Po. Në një ditë.

Shefi i krimeve –Ky person është?

Denoncuesi –Po.

Shefi i krimeve –Po e ke aty pra, po s’ke bërë deklarimet o zotëri.

Denoncuesja –Ti je kryesori. Ti je kryesori nga vjedhja që mbulove.

Shefi i krimeve –Unë! Vazhdo ankohu për mua.

 

Denoncuesja –Ku të ankohem, ku?

Shefi i krimeve – Për mua ankohu ku të duash.

Shefi i krimeve – Kam letra unë zonjë, kam dokumente unë.

Denoncuesja –Letrat i kam edhe unë.

Shefi i krimeve –Ato që kam bërë unë, i kam bërë unë.

Denoncuesi –Po se bëre denoncimin ti!

Shefi i krimeve –Pse je në proces gjyqësor sot? Nuk e çove ti, atje e çova unë.

Denoncuesja –Jo jo, se bëre ti. Atë e çovi Edi Rama.

Shefi i krimeve –Kë çovi Edi Rama?

Denoncuesja –As ti, as ai, as ai…

Shefi i krimeve –Po mirë, shko ne Edi Rama atëherë.

Denoncuesja – Atje të shkoj, shumë mirë.

Shefi i krimeve –E paskeni zakon …ankohu. Ankohu pra. Ankohu, merru…

Denoncuesja –Ti…

Shefi i krimeve –Të lutem kam mbaruar, sepse kam edhe punë të tjera. Të prita. Të mora në telefon. Me mua ke mbaruar , vazhdo në gjykatë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, Mbulohu Dhe Mbahu Fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE