LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Deti nuk ka portë” në një takim ankorues në Vlorë

29 Maj 2019, 17:13, Aktualitet CNA
“Deti nuk ka portë” në një takim ankorues në

Udhëtimet e mia në cilësine e autorit te librit te fundit poetik ?Deti nuk ka porte?, realizuar nga Botimet Dritero, jane nje kohe e bukur komunikimesh, emocionesh, ligjerimesh, kritikash, vleresimesh dhe sidomos refleksionesh, per arsye kumti dhe shijesh qe burojne prej fjales se shkruar, te cilen e kam materializuar ne kete vellim. Pas paraqitjeve ne Tirane, Elbasan, Gjirokaster, Sarande, Korçe, Struge, Bujanoc, me ne fund zgjodha si stacion ndaljeje, qytetin e origjines sime ose siç e njeh krejt Hapesira Shqiptare si kryeqendren e Laberise, pra Vloren. Ka per te mbetur nje dite e bukur ne gjithe permbajtjen dhe orerrjedhjet e veta per mua.

Profesore, studiues, poete dhe artista, por me se shumti studente dhe miq te mi e te familjes, mbushen plot sallen me te madhe dhe me te bukur te universitetit publik ?Ismail Qemali? te Vlores. Nen moderimin e pedagoges Dr. Edlira Çerkezi dhe duke pasuar me fjalet vleresuese nga miku im i shtrenjte i gjithe jetes, Prof. Dr.Roland Zisi, njeheresh rektor i Universitetit, Profesori i dashur, (mik i familjes dhe nje nder studiuesit me puneshumte ne rajonin jugor te vendit), Prof. Dr.Bardhosh Gaçe, studiuesi i palodhur, miku im i shtrenjte Behar Gjoka, si bashkeudhetar ne kete itinerar me shume stacione paraqitese per librin, poeti i xhevahirte i Laberise sime dhe shqipes se vyer te baladave, Petrit Ruka, pedagogia Alta Haluci , poeti dhe studiuesi, mik i familjes sime Albert Habazaj, kryetari i shoqates Laberia per qarkun e Vlores , Ahmet Demaj dhe studenti me etje formuese ne filologji, perkthyes i ri Eraldo Hatija ishin diskutuesit dhe pershendetesit ne kete veprimtari paraqitese.

Nje mirenjohje dhe falenderim per kete pritje te ngrohte dhe deshiren e te gjitheve per ta pare prurjen e librit tim si nje poezi spikatese ne poezine e sotme shqipe ne teresi. Vlora eshte qyteti me te cilin nuk eshte e lidhur vetem vendlindja ime Himare, por ne menyre te posacme dhe komplekse, krejt familja ime dhe Ati im. Per kesi arsyesh dhe me se shumti per brendine kulturore te saj, une ne shumicen e kohes se jetes se sotme, kam prirjen e rikthimit tek kjo lende dhe komunikimet me te. Faleminderit edhe kusheririt tim, Profesor Kristofor Lapa per pranendodhjen ne realizimin e kesaj veprimtarie! Faleminderit te gjithe te pranishmeve!!!

Me zemer Sander Çipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga