Connect with Us

Autostrada Tiranë-Elbasan/ Berisha akuza të forta Ramës

Aktualitet

Autostrada Tiranë-Elbasan/ Berisha akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Gërdeci dhe 21 Janari / Berisha: Nuk kam frikë, kam të vërtetën me vete

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet autostrada e përfunduar Prishtinë – Shkup (Hani i Elezit). Berisha e quan këtë rrugë një kryevepër të infrastructurës me nje impakt te madh per zhvillimin e Kosoves por ndikim te qarte ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Maqedonise dhe rajonit ne teresi.

Pasi uron Qeverinë e kosovës për arritjet e saj, Berisha bën një krahasim me Qeverinë e shqipërisë duke shkruar se “në kohën që në katër vite Kosova ndërton një kryevepër të tillë të infrastrukturës rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi, në këto 6 vite nuk përfundoi dot, për shkak të vjedhjeve, 7 km të segmentit Ibe – Farkë të Autostradës Tiranë – Elbasan që duhet të përfundonin në fund të vitit 2013.”

 

Postimi i plotë i Berishës

Nje arritje e veçante per Kosoven dhe rajonin!

Miq, sot Kosova inauguron autostraden Prishtine – Shkup (Hani i Elezit) nje kryeveper e infrastruktures me nje impakt te madh per zhvillimin e Kosoves por ndikim te qarte ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Maqedonise dhe rajonit ne teresi. Perfundimi i saj shnderron Kosoven ne vendin me infrastrukturen rrugore me moderne te rajonit. Autostrada Prishtine – Hani i Elezit ka nje gjatesi pre 60 km, dy tunele dhe uren me te gjate te rajonit. Ndertimi i saj filloi kater vite me pare nga Bechtel Enka dhe kushtoi 700 milione euro.

LEXO EDHE:  Nga Armand SHKULLAKU/Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Meta

Me kete rast, nje urim te perzemert miq per popullin dhe autoritetet e Kosoves per kete arritje te madhe!

ps: Po rikujtoj ketu se ne kohen qe ne kater vite Kosova nderton ne kryeveper te tille te infrastruktures rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi ndertoi ne Shqiperi ne 6 vite te narkoqeverise nje lum me te gjate se Nilin ne marshtrime, shpifje dhe trillime, droge dhe krime.

Por me konkretisht ne keto 6 vite ai nuk perfundoi dot, per shkak te vjedhjeve, 7 km te mbetura te pa perfunduara te segmentit Ibe – Farke te Autostrades Tirane – Elbasan qe duhet te perfundonin ne fund te vitit 2013. Ai tenderoi per se dyti dhe se treti per shkak te vjedhjeve Baypsin e Fierit filluar ne vitin 2012 qe duhet te perfundonte ne vitin 2015, ai nuk perfundoi dot baypasin e Vlores te filluar punimet ne fund te vitit 2010 dhe qe duhet te perfundonte ne vitin 2016. Vidh e vidh nuk ka te sosur ai nuk perfundoi dot rrugen Qukes – Qaf Plloçe, e cila filloi ndertimin ne vitin 2012 dhe duhet te perfundonte ne vitin 2015. Sb/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Foto- Pas “sherrit” me Ramën/ Majko shfaqet i tensionuar

LEXO EDHE:  Xhelili shpallet Heroi i Partisë Siçiliste/ Si gjithnjë, fajin e ka Saliu!

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia zbardh detajet nga aksioni në Kadastrën e Tiranës/ 3 të arrestuar, pezullohet punonjësi i AKSHI-t, një në kërkim

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi operacionin e ditës së sotme në zyrat e Kadastrës së Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë operacioni i koduar “Ndërmjetësi” ka çuar në pranga 3 shtetas ndërsa për 3 shtetas të tjerë është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Deklarata e Policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”.

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

LEXO EDHE:  Foto- Pas “sherrit” me Ramën/ Majko shfaqet i tensionuar

LEXO EDHE:  Foto- Pas "sherrit" me Ramën/ Majko shfaqet i tensionuar

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës/ Zbardhen emrat, kush janë tre të arrestuarit

Janë zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK.

Mësohet se zyrtarët Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dija janë lënë në arrest në burg lidhur me akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti.

LEXO EDHE:  Shenim nga Sali Berisha/ Nje shtet i degraduar!

LEXO EDHE:  Rama kritika BE në Bruksel/ Shqiptarët u lanë mënjanë për vaksinat

Arrestimet vijnë pas një hetimi disa mujor nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave./CNA.al

LEXO TE PLOTE