Connect with Us

“16 pyetje që presin përgjigje”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën

Aktualitet

“16 pyetje që presin përgjigje”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “kryqëzon” Bashën

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ka drejtuar sot 16 pyetje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri, ndërsa numëron disa nga dështimet e Republikës së re, vë me “shpatulla pas muri” Lulzim Bashën.

Kulluri pyet Bashën se pse PD ka tashmë 400 mijë vota më pak se në 2013.

Gjithashtu ai thekson faktin se në vend të thelbit të programit, Basha merret me kundërshtarët.

Po ashtu, ai shkruan se nderkohe qe duhet tu ofroje shqiptareve nje filozofi qeverisese dhe njerez me te zotet dhe te moralshem se kundershtaret, opozita merret me cadra e protesta.

Kulluri risjell në vëmendje edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve, ndërsa thekson se “Pse e vetmja mbeshtetje nderkombetare eshte katandisur tek nje keshilltar i nje prej dhjetera bordeve te CDU, nderkohe qe gjithe qeverite e vendeve mike jane te vendosura kunder djegies se mandateve dhe bojkotimit te zgjedhjeve?”

Më tej, Kulluri deklaron se “Gare per qeverisjen nuk eshte vetem lufta ndaj kundershtarit por oferta elektorale me e mire. Ky moment perplasjeje nje dite do mbaroje, per mire apo per keq, por zgjedhjet nje dite do te behen dhe pa pergjigje per keto ceshtje rezultati final do jete i paqarte. 6 vite jane shume per tu endur mes kaosit, paqartesise dhe shpreses “nje dite do te vijme ne pushtet”!”.

Postimi i plotë i Kullurit:

A eshte bere ndonje debat ne PD pas 6 vitesh, pse i mungojne te djathtes mbi 400 mije vota nga 2013 e ketej?

Apo do vazhdojme ti shmangemi thelbit te problemit duke u marre vetem me kundershtaret?

A eshte e djathta alternativa me e mire qeverisese dhe pse?

Apo e djathta do rri neper cadra dhe sheshe duke prodhuar protesta dhe rezistence, nderkohe qe duhet tu ofroje shqiptareve nje filozofi qeverisese dhe njerez me te zotet dhe te moralshem se kundershtaret?

Cfare perfaqeson PD sot, nje zgjatim perserites te viteve 2005-2013 apo nje trajektore te re politike?

A ishte “republika e re” e 2017 nje deshtim apo sukses?

Ne vitin e 6-te te opozites duhet te kete entuziazem per fitoren e zgjedhjeve apo perpjekje per ekzistence?

LEXO EDHE:  Basha flet me heshtjen e tij/Frikë apo paaftësi?

Pse mijera militante dhe qendrestare te PD nuk besojne tek lideri dhe ekipi i tij?

Pse PD ne vitin 2005 ishte e bashkuar ndersa sot eshte me e percare se kurre?

Pse ne baze njerezit perplasen me njeri-tjetrin dhe nuk bashkohen ndaj qeverisjes?

Edhe per sa kohe cadra, bojkoti, djegia e mandateve do fshehin problemet e verteta te se djathtes?

Pse Keshilli Kombetar 2014-2018 nuk u mblodh asnjehere dhe kete vit eshte mbledhur rregullisht?

Pse eshte eshte mbushur ky keshill me njerez pa asnje atribut politik dhe publik, ku shume syresh kane qene aleate te Rames deri ne 2017?

Pse lideri i partise vetem prodhon armiq dhe nuk shton mbeshtetesit brenda dhe jashte Shqiperise?

Pse e vetmja mbeshtetje nderkombetare eshte katandisur tek nje keshilltar i nje prej dhjetera bordeve te CDU, nderkohe qe gjithe qeverite e vendeve mike jane te vendosura kunder djegies se mandateve dhe bojkotimit te zgjedhjeve?

Kur lideri i PD te jape keto pergjigje PD mund te filloje te binde shume votues te PD te kthejne optimizmin dhe votat per PD! Dhe natyrisht qe ceshtja e identitetit politik ndodhet ne udhekryq me shume se kurre sidomos pas zgjedhjeve per parlamentin europian dhe ato per Presidentin ne SHBA 3 vite me pare.

A do jemi parti liberale e qendres se djathte(qe po zbehen me shpejtesi), parti konservatore moderne(qe po rriten me shpejtesi ne te anet e Atlantikut), apo nje grup njerezish qe ecin politikisht kuturu pas kryetarit te partise?

Kur nuk e dijme vete se cfare perfaqesojme, cfare presim nga shumica e qytetareve?

Gare per qeverisjen nuk eshte vetem lufta ndaj kundershtarit por oferta elektorale me e mire. Ky moment perplasjeje nje dite do mbaroje, per mire apo per keq, por zgjedhjet nje dite do te behen dhe pa pergjigje per keto ceshtje rezultati final do jete i paqarte. 6 vite jane shume per tu endur mes kaosit, paqartesise dhe shpreses “nje dite do te vijme ne pushtet”!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Lëvizja për shpëtimin e PD-së”/ Elezi: Pse nuk i kemi kërkuar ndihmë Berishës

LEXO EDHE:  Basha flet me heshtjen e tij/Frikë apo paaftësi?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Lëvizja për shpëtimin e PD-së”/ Elezi: Pse nuk i kemi kërkuar ndihmë Berishës

LEXO EDHE:  Dorëheqja nga asgjëja/ Ervini i Lulzimit, si humbës i paepur

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: