Connect with Us

16 mijë dollarë fustan/ Ylli i Instagramit nuk pyet për shpenzime, pozon seksi me fustanin luksoz

Aktualitet

16 mijë dollarë fustan/ Ylli i Instagramit nuk pyet për shpenzime, pozon seksi me fustanin luksoz

Publikuar

-

Ish stilisti i firmës më luksoze në botë, Givenchy, Julien Macdonald ka nxjerrë në shitje këtë fustan tepër seksi i cili nuk lë vend për imagjinatë.

Fustani ngjyrë portokalli , gjysmë-transparent, me shpatulla të theksuara me vata, super i shkurtër, me dy të çara anësore në pjesën e belit dhe me një dekolte teper te hapur nuk kishte si te mungonte ne garderoben e Kylie Jenner i cili kushton plot 16 mije dollare.

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës:  Basha nuk shkon në Prokurori, qindra mijë dollarë të pajustifikuara

Për të kompletuar look-un e saj bombastik, Kylie gjithashtu kishte zgjedhur këpucët transparente të dizenjuara nga kunati i saj Kanye West  dhe extensions super të gjata .

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasa nuk kanë filluar procesin mësimor

Publikuar

-

Nga

Mësues të dyshuar me COVID-19 në Kolonjë/ Disa klasat nuk kanë fillojnë procesin mësimor

10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi kanë vënë re shenja të COVID-19.

Sipas burimeve  theksohet se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.



Gjithashtu burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës:  Basha nuk shkon në Prokurori, qindra mijë dollarë të pajustifikuara

LEXO EDHE:  Video/ Prezantuesja ngre fustanin para kamerave

Kjo nuk është hera e parë që në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues dhe janë karantinuar 4 të tjerë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rinis proçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Rinis porçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Në Shqipëri nisi sot viti i ri shkollor, megjithë vështirësitë dhe rreziqet e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se ndërmorën një seri masash mbrojtëse për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, megjithatë shqetësimi i prindërve dhe komunitetit vazhdon të mbetet i lartë.

Dhjetëra mijëra nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm nisën sot vitin e ri shkollor në kushtet e pazakonta të diktuara nga pandemia Covid-19.

Autoritetet arsimore pohojnë se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe mësuesve.

Një protokoll shëndetësor është shfaqur në gjithë mjediset e shkollave dhe ministria ka kërkuar respektimin e tij me përpikmëri.

Midis masave të ndryshme që janë marrë për t’u mbrojtur nga infektimi prej koronavirusit është përgjysmimi i numrit të nxënësve në klasa, si dhe shkurtimi i orëve mësimore.

Zyrtarët pohuan se janë të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rritë numrin e të infektuarve me Covid, por zbatimi i masave mjekësore mund të parandalojë përhapjen e infeksionit.

Matja e temperaturës në hyrje të shkollës, vendosja e maskave dhe spëkatja e vazhdueshme me ilaçe higjenizuese në hyrje të klasave janë ndër masat kryesore edhe për nxënësit, ashtu si bëjnë secili në hyrje të shtëpisë përditë.

Bashkë me disa dhjetëra mijë nxënës në shkolla shkojnë edhe disa mijëra mësues dhe punonjës të tjerë, të cilët gjithashtu rrezikohen njëlloj nga infektimi prej koronavirusit.



Ish drejtuesja e arsimit të kryeqytetit, Majlinda Keta, sot përcolli mbesën e saj për në klasën e parë.

LEXO EDHE:  Luana Vjollca e veshur me fustanin me çmim marramendës/ Zbulohet sa ka kushtuar

LEXO EDHE:  Video/ Prezantuesja ngre fustanin para kamerave

Ajo thotë se krahas pandemisë, shkollat dhe sistemi arsimor kanë një seri problemesh dhe mungesash të tjera themelore, nga siguria dhe deri tek cilësia e librave dhe mësimdhënies.

“Ne aktualisht kemi shkatërruar rrjetin e zyrave arsimore, kemi shkatërruar sistemin e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe librat shkollorë nuk janë në nivelin e duhur profesional” – tha zonja Keta.

Në disa shkolla ka njoftime për infektime të mësuesve dhe nxënësve, partia Demokratike ka kërkuar një testim masiv të mësuesve për Covid-19 para se të nisë viti i ri shkollor.

Opozita kërkoi që të mbrohet shëndeti i çdo nxënësi dhe i çdo mësuesi nevojitet edhe testimi covid dhe testimi serologjik, për të izoluar përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Qeveria, sipas opozitës, po e kalon përgjegjësinë e mbrojtjes së shkollave tek prindërit, duke u kërkuar të deklarojnë se janë të paprekur nga infeksioni.

Opozita deklaroi se ndryshe nga propaganda qeveritare, e vërteta është se masat janë gjysmake, fond shtesë për të mbrojtur shkollat nga Covid nuk ka, shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Ashtu si ishte një vit i vështirë dhe i rrezikshëm për cdo shtet dhe familje për shkak të pandemisë së covid-19, ky pritet të jetë një vit i vështirë dhe i rrezikshëm edhe për sistemin arsimor shqiptar, ku sfida shëndetësore do të jetë e përditshme./VOA/

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasi me makinë 5-vjeçaren/ Arrestohet 58 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur 5 vjecare ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin më inciale M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë



“Ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën” thuhet në  njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE