Connect with Us

Video/ Basha gënjen qytetarët e Elbasanit

Aktualitet

Video/ Basha gënjen qytetarët e Elbasanit

Publikuar

-

basha kavaje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një video-direkte nga makina e tij bëri me dije takimin që ai do të zhvillojë në me qytetarët e Elbasanit.

Basha theksoi se ndjehej i surprizuar nga qytetarët, që i kishin rezervuar një pritje në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Kryedemokrati i kërkoi ndjesë për vonesën të gjithë atyre që po e prisnin në qytetin e Elbasanit, pasi takimi ishte lajmëruar në orën 17:00.

“Ndodhemi tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Jam i surprizuar nga pritja që po më bëjnë qytetarët në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku do të zhvillojmë një takim madhështor për protestën e 2 Qershor. I kërkoj ndjesë qytetarëve të Elbasanit që po na presin pasi takimi ishte paralajmëruar në orën pesë por karvani i makinave nuk do të na e bëjë të lehtë që të arrijmë në kohë”,-tha Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Publikuar

-

Nga

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndër të tjera thuhet se “Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Denis Dyrnjaja shkruan se togfjalëshi “çdo mjet”, është gjithë thelbi i deklaratës.

Sipas tij, “Tik Taku” po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

“Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv. Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske. “Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni. Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë. Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm. Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

LEXO EDHE:  Publikoi videon e Forcave të Armatosura/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Petro Koçi “thumbon” Opozitën/ “Lista e PS është fituese, jo me kandidatë humbës si PD”

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket”-shkruan Denis Dyrnjaja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  Tritan Shehu publikon fotot/ “Miopia e qeverisë po rrezikon jetën e qytetarëve”

LEXO EDHE:  Video qesharake e kreut të PD Librazhd/ Bujar Vreto i bën llogaritë si Luli

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE