Connect with Us

Trump dhe Merkel lënë Bashën me “gisht në gojë”

Aktualitet

Trump dhe Merkel lënë Bashën me “gisht në gojë”

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha disa muaj më parë, deklaronte se nuk e kishte problem ta rrëzonte kryeministrin Rama nga pushteti, por sipas tij problemi ishte se do e merrnin në telefon kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA, Donald Trump e do i thonin se e more pushtetin me dhunë.

Nga studio e emisionit të Paekspozuarit, në 27 shtator 2018, Lulzim Basha tha se “Po të bëj thirrje për të rrëzuar Ramën me dhunë është grusht shteti. Po të dalë populli atje, është forca e sovranit. Unë se kam problem që të thërras që nesër 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën, por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë. Por nëse del vetë populli, atëherë ata i thonë Ramës largohu nga zyra sepse e kërkon populli”.

Por, çfarë ndodhi më pas.

Lul perëndimori, sikurse e cilëson veten kreu i Republikës së re, ai që kishte frikë se do e merrnin në telefon Trump dhe Merkel, pas protestës së 16 shkurtit, u bë radikal. Përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve vendosi të djegë mandatet e deputetëve.

I gjithë faktori ndërkombëtar, veçanërisht amerikanët janë shprehur kundër veprimeve ekstreme të Lulzim Bashës, por ky i fundit tashmë ngre tonet e thotë se “nuk pranoj kurrë për popullin tim, atë që nuk do ta pranonit për popullin tuaj”.

Në fakt Bashës nuk është se po i digjet barku shumë për hallet e popullit dhe këtë e ka treguar me fakte, jo pak herë, por kjo është një temë tjetër.

Çështja është se Basha tjetër bën e tjetër thotë. Që prej 16 shkurtit ka zhvilluar gjashtë protesta kombëtare, ku pesë prej tyre kanë qënë të dhunshme. Për më tepër bllokoi edhe akset kryesore rrugore në vend disa herë, duke deklaruar edhe mosbindje civile.

Lulzim Basha, personi që disa muaj më parë deklaronte se nuk do pushtet me dhunë, tashmë kërkon rrëzimin e Ramës me çdo kusht.

Por, gjatë kësaj kohë ka ndodhur çudia. Lulzim Basha ka mbetur mjaft i zhgënjyer, se edhe pse zhvilloi protesta të dhunshme, edhe pse desh i vuri flakën Kryeministrisë, edhe pse bllokoi rrugët, as Trump dhe as Merkel nuk janë kujtuar ta marrin në telefon dhe tani ka ngel me “gisht në gojë”.

Prandaj, Lulzim Basha bën mirë që herë tjetër t’i mendojë mirë ato që nxjerr nga goja, ose të paktën mos të bëjë sikur e ka lënë kujtesa dhe të kujtohet se çfarë ka thënë, e çfarë po bën./ CNA.al

Rrëzimi me dhunë i Ramës?/ Basha zbulon arsyen pse nuk i mbledh qytetarët

Nuk mbajnë dot të qeshurën/ Analistët tallen me Bashën

Për revolucionin: Mos e merrni Lul Bashën në telefon/ Një lutje presidentit Trump dhe kancelares Merkel

 

Aktualitet

Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mallkeq të Vlorës, pasi akuzohet se kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sativa ç’ka ka çuar edhe në arrestimin e 59-vjeçarit me inicialet P.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë për “Kultimin e bimëve narkotike” shtetasi:

M., 59 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Selenicë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas kultivonte bimë narkotike në pronën e tij, menjëherë pas kontrollit të ushtruar përreth banesës u konstatuan të mbjella disa bimë narkotikë të dyshuara si cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve Policia vuri në pranga 59 vjeçarin për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida Duma kapen “mat”

Publikuar

-

Nga

Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por ansjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, megjithëse Salianji i ka dhënë vlera të mëdha Dumës në daljet e tij publike.

Rreth një vit më parë CNA.al publikoi një video ekskluzive të Ervin Salianjit, i cili është kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Me kalimin e muajve, me sa duket lidhja dhe miqësia e tyre është forcuar dhe shpesh shihen në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale, ku shumë zëra thonë që ata kalojnë bashkë pushimet apo kanë filluar bashkëjetesën.

CNA.al ka siguruar disa foto ekskluzive, të cilat janë bërë sot pikërisht në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish-deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritetë të ndodhë, a do të kemi një dasmë mes dy personazhëve të rëndësishëm të republikës së re të Lulzim Bashës.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, mediat kanë raportuar ndarjen e Grida Dumës, nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë.

Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka pasur një lidhje me Eneida Patkoin, një lidhje që pritej të kurorëzohej në martesë, por të dy braktisën partnerët e tyre./ CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Foto Ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida një dyshe e pa ndarë

Divorcohet Grida Duma

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Bëji të fala kunatit”/ Noizy ironizon Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca dhe reperi Noizy kanë performuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtin club nate.

Teksa bëhej gati të performonte hitin e tij “Jena Mbretër”, Noizy ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoar Selimin.

“Bëji të fala kunatit”, shprehet reperi, ndërkohë Luana ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

 

LEXO TE PLOTE