Connect with Us

Redaksionale/ Basha në versionin si ja dhe ujin gomarit?!

Aktualitet

Redaksionale/ Basha në versionin si ja dhe ujin gomarit?!

Publikuar

-

Aventura politike e kryetarit te “Republikës së Re”, Lulzim Basha, duket se po shkon drejt fundit. Ai tashmë ka vetëm dy zgjidhje me të cilat në çdo lloj forme është i humbur.

Djegia e mandateve, deri më sot, nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, përfshi këtu CDU apo PPE. Asnjë fjalë nga asnjë aleat europian i PD për daljen nga sistemi, përkundrazi, SHBA dhe aleatët e tjerë, i kanë kërkuar llogari, e kanë quajtur veprim të gabuar dhe PPE janë në proces ndëshkimi nga Bashës dhe PD.

Pas djegies së mandateve erdhën protestat e dhunshme, për të cilat vetë Lulzim Basha, disa muaj me parë, kishte thënë se nuk duhet të zhvilloheshin dhe pushteti nuk merret me 10 mijë militantë, pasi nuk e njeh Trump apo Merkel. Në fakt edhe pse e dinte çdo ti ndodhte Luli bëri gabimin e dyte, dhunë në protesta që të tërhiqte vëmendjen.

Të dy këto akte politike e kanë çuar Bashën në rrugë pa krye, duke përsëritur veprimet me Republikën e tij të re, dy vite më parë, por këtë herë përballë ka izolimin ndërkombëtar.

Tashmë kreu i PD ka vetëm dy alternativa të hyjë në zgjedhje ose të përplaset. Këto shkojnë paralel me dy rrugë të tjera të bëjë marrvëshje me Ramën ose jo.

Për hyrjen në zgjedhjet lokale ka vendosur kusht largimin e Ramës dhe shtyrjen e datës. SHBA, BE, Gjermania dhe aleatët politikë të PD në europë thonë dialog pa kushte, pra hedhin poshtë çdo qëndrim të Bashës për shtyrje date apo dorheqjen e kryeministrit. Tek e para qëndrojnë fort ndërkombëetarët, tek e dyta Edi Rama për të zgjatur jetën e tij politikke largoi Vangjush Dakon e dosjes se shumë folur 339 dhe kryebashkiakun e Dibrës, që pason largimin e Damian GJiknurit nga ministër, duke rrëzuar kështu edhe dosjen 184.

LEXO EDHE:  Çfarë i premtoi Basha-Ramës në 2017?/ Zbulohen gënjeshtrat e kreut të PD

Lulzim Basha duket se ka dy rryma presionesh, për alternativat dhe rrugët që i shoqërojnë ato. Një nga Sali Berisha që të ecë përpara me përplasje civile në zgjedhjet lokale dhe e dyta nga ndërkombëtarët që të ulet në tryezë dhe të bëjë marrveshje.

Në të dyja rastet ai që humbet është vetëm Lulzim Basha, prandaj duket sikur të jetë vetë gomari i Nastradinit në versionin si ja dhe ujin e ngrohtë apo të ftohtë gomarit.

Pra me ujë të ngrohtë ku digjet gomari, alternativën mos hyjë në zgjedhje por të shkojë në përplasje, Luli mund të marrë mbështetjen totale të asaj që ka mbetur nga PD, por përfundimisht do izolohet ndërkombëtarisht edhe më shumë, me shumë gjasa mund të hyjë në listën e politikanëve të padëshiruar nga SHBA dhe BE, të cilat pritet që të bëjnë deklarata mjaft të ashpra në ditët në vijim, si ditën e protestës të fundit ku detyruan Lulin të mos hidhte më asnjë shishe benzinë. Pra me versionin e përplasjes Basha digjet politikisht nga ndërkombëtarërt dhe fati i tij politik vështirë të ecë më tej.

Në rastin e dytë të marrveshjes me Ramën duket se gomari do plevitoset fare. Lulzim Basha do humbë mbështetjen e demokratëve dhe Republika e tij e Re me atë  çka ka mbetur nga PD, rrezikon shkrirjen e plotë.

Por përtej Nastradinit ujin do e pijë gomari, në rastin tonë Luli që e ka katandisur veten të tillë. Nastradinët e shumtë që mban pas si këshilltarë, mizerabël ose jo, e lëshojnë sërish pa asnjë problem, ai është thjesht gomari i rradhës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  Balla mesazh të prerë Bashës/ “Ta dijë mirë, zgjedhjet do bëhen në 2021”

LEXO EDHE:  Pasojat që na vijnë nga lapsuset apo gafat e Rudinës



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Leku zhvlerësohet, euro bie pikiatë/ Kursi i këmbimit, 29 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  A duhet të rikthehet Berisha në krye të PD?!/Ish-ministri jep përgjigjen e papritur

LEXO EDHE:  Çfarë i premtoi Basha-Ramës në 2017?/ Zbulohen gënjeshtrat e kreut të PD

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimi valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Banesa u përfshi nga flakët/ Ndërron jetë 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dervician të Gjirokastrës.

Një 12 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që i përfshiu banesën.



Po ashtu ajo sjell pamjet e brendshme të shtëpisë së shkrumbuar nga flakët.

Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe tashmë kanë izoluar flakët, të cilat rezultuan fatale për të miturën, raporton BW.

LEXO TE PLOTE