LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveri të përbashkët me Ramën?/ Përgjigjet Lulzim Basha

28 Maj 2019, 15:47, Aktualitet CNA
Qeveri të përbashkët me Ramën?/ Përgjigjet Lulzim Basha

Lulzim Basha, nga Elbasani, ku po zhvillon një takim, foli rreth zërave për mundësinë e një qeverisjeje Rama-Basha.

Basha theksoi para qytetarëve të Elbasanit se kurrë nuk do të ketë pazar në kurriz të shqiptarëve.

Sipas Bashës, opozita nuk është në këtë betejë për pushtet.

?Minjtë e zënë në çark në anijen e mbytyr të Edi Ramës kanë filluar të hapin zëra për qeverisje Basha Rama. Por ne nuk jemi në këtë betejë për pushtet në tavolinë sepse pushteti në tavolinë është pushtet me krimin. Ne kemi dhënë pushtet dhe nuk e duam atë lloj pushteti. Nuk jemi në këtë betejë për karriget tona. Ndaj e them qartë dhe prerë Pazar në kurriz të shqiptarëve kurrë kurrë asnjëherë?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga