LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza politike/ CDU,CSU “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

28 Maj 2019, 16:08, Aktualitet CNA
Kriza politike/ CDU,CSU “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

Pak ditë më parë dy deputetët të CDU/CSU-së gjermane komentuan situatën politike në Shqipëri ku i bënë apel palëve për dialog pakushte, por nuk përjashtuan edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar në një deklaratë për mediat deputeti i CDU/CSU-së, Mark Hauptmann, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri.

Hauptmann i ka bërë apel për dialog për stabilitetin demokratik të Shqipërisë dhe ka theksuar se CDU/CSU nuk ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve pasi ndërhyn në sovranitetin e një shteti të huaj.

?Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t?i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar”,-thuhet në deklaratën e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga