Connect with Us

Gjithmonë me vete/ Keisi gdhend në trup fjalët e Stresit

Aktualitet

Gjithmonë me vete/ Keisi gdhend në trup fjalët e Stresit

Publikuar

-

Prej disa muajsh reperi i njohur shqiptar Stresi ndodhet në burg për shkak të akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Së fundmi bashkëshortja e tij, Keisi është rikthyer në Tiranë, për të takuar reperin.

Gjatë qëndrimit të saj, Keisi ka vendosur të bëjë një dedikim për nënën e saj duke gdhendur në trup një varg të këngës më të fundit të reperit.

Për ty krejta i boj, Fjalën nënë se harroj!”, janë vargjet e këngës së Stresit dedikuar nëns së tij, që Keisi i ka gdhendur në krah për t’i pasur me vete gjithnjë.

LEXO EDHE:  E ëma e Stresit flet pas arrestimit të tij: Është hakmarrje sepse...

Reperi konkurroi në “Këngën Magjike” me këtë këngë madje nuk ishte i pranishëm as në festival kur u zhvillua, pasi ishte në qeli duke vuajtur dënimin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐊𝐞𝐢𝐬𝐢 𝐋𝐮𝐬𝐡𝐚𝐣 (@bkc___) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bashkimi Europian: Po punojmë për normalizimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Kosovë, mundësitë e një marrëveshjeje me Serbinë

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Nabila Massrali, deklaroi se dialogu po vazhdon.

“Dialogu i asistuar nga Bashkimi Evropian po vazhdon. Ai rifilloi në korrik me dy takime në nivelin më të lartë pas më shumë se 20 muaj ngërçi”, u shpreh Massrali për lajmi.net.



E pyetur për takimin e shtatorit midis Kosovës dhe Serbisë, Massrali tha se tryeza është caktuar me pëlqimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

LEXO EDHE:  Foto/ Stresi ‘arratiset’ me të fejuarën

LEXO EDHE:  “Dua të rri në burg”/ Habit Stresi, heq dorë nga ankimimi

“Gjatë takimit të nivelit të lartë më 16 korrik, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u pajtuan me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës që të mbajnë një mbledhje të nivelit të lartë në fillim të shtatorit”, tha ajo më tutje.

Më tej ajo theksoi se Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut punon me të gjitha palët drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Videoja korruptuese te Infektivi/ Berisha: Nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një qytetare që i jep rryshfet infermieres në mënyrë që kjo e fundit t’i çojë ushqimin familjarit të shtruar me Covid.

Berisha deklaron se kjo video dëshmon aktin e korrupsionit dhe degradimin e plotë të sistemit shëndetësor.

Sipas tij, rryshfeti që qytetarja i ka dhënë infermieres nuk është as një kafe krahasuar me vjedhjen e qeverisë në këtë kohë pandemie.



“Një video që dëshmon aktin e korrupsionit, degradimin e plotë të sistemit shëndetësor nga kreu i tij Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia që shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur miliona euro me tendera me fitues të paracaktuar, blerje materialesh me shumicë dy herë më shtrenjtë për njësi se sa çmimi i tyre me pakicë në farmaci apo tendera për ndërtim rrugësh nga 1,8 milion euro për km që është standarti për zona fushore në 20 milionë euro, pra mbi 10 fishin e çmimit normal. Krahasuar me këto, ajo që është filmuar nuk është as një kafe”, shkruan ish-kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Makina përplas të riun në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth një orë më parë në Tufinë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar me iniciale G.N.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr shërbimin mjekësor, ndonëse nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.



“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Nga papuçet për beba te “sa herë e takon Stresin”, Keisi na dha dy lajme super të mira

LEXO EDHE:  Diss-it të Encës për Noizy-n i bashkohet dhe Stresi: Ja ç’bën reperi në Instagram

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE