Connect with Us

“Energji ëngjëlli”/ Kejvina gdhend dy tatuazhe shumë domethënëse në trupin e saj

Aktualitet

“Energji ëngjëlli”/ Kejvina gdhend dy tatuazhe shumë domethënëse në trupin e saj

Publikuar

-

Pas largimit nga emisioni “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella u shndërrua në një nga personazhet më të komentuar e të përfolur në mediat shqiptare.

Ditën e sotme ajo ka treguar përmes një postimi se ka gdhendur në trup një tatuazh mjaft domethënës dhe nuk ka ngurruar që ta ndajë me ndjekësit të cilët e kanë pëlqyer tej mase.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Redjan Rrahjës/ Thirret në Prokurori Kejvina Kthella

“Energji engjëlli” është tatuazhi që Kejvina ka vendosur që të bëjë .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Popullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt zgjidhja

Publikuar

-

Nga

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në kufi/ Avokati i Poullit thirrje autoriteteve: Të ndërmjetësohet sa më shpejt

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin shqiptaro-grek, ku qindra qytetarë shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar prej 3 ditësh.

Në deklaratën për mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje autoriteteve të ndërmjetësohet së më shpejt një zgjidhje.

“Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në dy Pikat Kufitare të Shqipërisë me Greqinë, atë të Kakavijës dhe të Kapshticës, ku disa mijëra qytetarë shqiptarë po presin në rradhë kilometrike me automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Greqisë.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse shqiptare të mbështesin nevojat e familjeve, që kanë në përbërje në një pjesë të madhe, të mitur apo të moshuar dhe që po qëndrojnë në temperatura mjaft të larta prej gati 48 orësh për të siguruar shërbimet bazë si furnizimin me ujë, ushqime, ndihmë mjekësore, shërbime higjieno-sanitare dhe respektimin maksimal të masave parandaluese dhe mbrojtëse për “COVID 19”.



LEXO EDHE:  Ligji për energjinë-Buschle: Hap vendimtar në rrugën e gjatë të reformës

Institucioni i Avokati i Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje autoriteteve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërmjetësojnë sa më shpejt për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate tepër shqetësuese të krijuar në kufirin shqiptaro-grek për të shmangur problemet humanitare që sa vijnë e bëhen më të dukshme.

LEXO EDHE:  Kjo grua fle çdo natë me një mostër…

Institucioni i Avokati i Popullit u rekomandon emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë plan të udhëtojnë drejt Greqisë, të shohin mundësinë e shtyjes sa të jetë e mundur të kohës së udhëtimit deri në normalizimin e situatës së krijuar në kufirin shqiptaro grek.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë dhe monitorojë hap pas hapi në terren detyrimet e institucioneve përgjegjëse shqiptare për normalizimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që presin në kufi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Xhaçka flet nga Kakavija/ Po punojmë për shkurtimin e radhës, të zgjatet orari i punës

Publikuar

-

Nga

Xhaçka flet nga Kakavija/ Po punojmë për shkurtimin e radhës, të zgjatet orari i punës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar sot në pikë kufitare të Kakavijës ku janë regjistruar radhë kilometrike të automjeteve që duan të shkojnë drejt Greqisë.

Xhaçka tha se po merren masa që radha të shkurtohet sa më shpejt, duke qenë se grumbullimet mund të përhapinn më shumë koronavirusin.



“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve.

LEXO EDHE:  ”Çuditem që Ermali ka marrë një budallaçkë”, Kejvina i kthehet keq komentuesit

LEXO EDHE:  "Me fustanin tim të nusërisë"/ Kejvina Kthella "çmend" rrjetin me fotot seksi

Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, u shpreh ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Publikuar

-

Nga

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Teherani është nxitësi kryesor i terrorizmit në botë dhe se nuk duhet të lejohet të blejë ose shesë armë tek vendet e tjera. Komente e zotit Pompeo i papaprijnë një votimi në OKB lidhur me zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi me mjetet tona diplomatike për ta ndaluar këtë gjë”, tha zoti Pompeo në një konferencë shtypi në Vjenë të Austrisë. Komentet e zotit Pompeo pasuan takimin e tij me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, si dhe i përprijnë votimit në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të një rezolute amerikane që propozon zgjatjen pa afat të embargos së armëve ndaj Iranit. Rezultatet e votimit pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës së premte. Këshilli pritet ta kundërshtojë rezolutën për shkak të mungesës së mbështetjes nga Evropa, Kina dhe Rusia.

“Ne po nxisim të gjithë botën të na bashkohet”, tha zoti Pompeo. “Kjo nuk ka të bëjë me Këshillin e Sigurisë, por ka të bëjë me atë nëse bota do ta lejojë Iranin të blejë e shesë sisteme armësh”, tha ai.

Embargoja e armëve ndaj Iranit skadon në tetor, bazuar në Planin Gjithëpërshirës të Veprimit, njohur gjithashtu si marrëveshja bërthamore me Iranin, nga e cila Presidenti amerikan Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara në vitin 2018.

Zoti Pompeo ndodhet për një udhëtim një javor në Evropën qendrore dhe atë lindore në një kohë kur administrata Trump po kërkon të përballet me konkurrencën ekonomike e gjeopolitike në Evropë, të Rusisë e Kinës. Para udhëtimit të tij të premten zoti Pompeo vizitoi republikën Çeke, Slloveninë, Austrinë dhe Poloninë.

Të enjten zoti Pompeo ishte në Slloveni ku ai dhe homologu i tij slloven Anze Logar nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi teknologjinë 5G. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar të enjten njeh “rëndësinë kritike të sigurisë mbi teknologjinë 5G, si brenda NATO-s ashtu edhe BE-së”.



Në një postim në Twitter ajo shkruante se: “Sllovenia i bashkohet një numri në rritje të vendeve të përkushtuara për të garantuar siguri, mbrotje të privatësisë dhe pronës së tyre intelektuale”.

LEXO EDHE:  ”Çuditem që Ermali ka marrë një budallaçkë”, Kejvina i kthehet keq komentuesit

LEXO EDHE:  Këto janë sekretet e atyre që nuk ndjehen kurrë të lodhur

Gjatë vitit të kaluar vendet evropiane, përfshirë Poloninë, Estoninë dhe republikën Çeke, kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara duke u zotuar se ofruesit e teknologjisë 5G nuk do t’i nënshtroheshin kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim të pavarur gjyqësor, i cili në mënyrë të qartë përjashton firmat kineze.

Vizita e zotit Pompeo në Slloveni ishte e para e një sekretari amerikan Shteti, që nga 2011. Gjatë vizitës së tij të mërkurën në republikën Çeke, zoti Pompeo tha se fuqia ekonomike e Kinës, përbën në një farë mënyre një kërcënim më të madh global sesa ç’paraqiste Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Komentet e zotit Pompeo vijnë pasi muajin e kaluar ambasadori kinez në Londër akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të konfliktit me Pekinin para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar ndjeshëm këtë vit për çështje të tilla si administrimi i koronavirusit nga Pekini apo shtrëngimi nga ana e tij i masave të sigurisë në Hong Kong.

Të mërkurën zoti Pompeo zhvilloi bisedime me kryeministrin çek Andrej Babis në Pragë në ditën e dytë të vizitës së tij njëjavore në Evropën qendrore. Të dy udhëheqësit diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore dhe mbi të ashtuquajturën Nisma e Tre Deteve, një platformë politike që i bën jehonë lidhjeve mes vendeve në Evropën qendrore e lindore duke mbështetur projektet infrastrukturore, në fushën e energjisë dhe ato dixhitale. Vizita vjen pasi Pentagoni përgatitet për të venë në jetë planin për tërheqjen e rreth 12 mijë trupave nga Gjermania dhe rishpërndarjen e një pjese të forcave amerikane në Poloni e vende të të tjera të NATO-s, duke ngritur shqetësime në vend dhe në Evropë. Por zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes e kanë parë këtë lëvizje si një strategji të domosdoshme. Zoti Pompeo diskutoi me autoritetet polake Marrëveshjen e Zgjeruar të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve. Marrëveshja i mundëson Shteteve të Bashkuara “praninë me rotacion” të 1000 trupave amerikane shtesë për të forcuar masat për frenimin e Rusisë, forcimin e NATO-s si dhe garanci për aleatët”, thonë zyrtarët amerikanë./ VOA

LEXO TE PLOTE