LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha akuza Artur Zhejit dhe analistëve/ "Minjtë flasin për qeveri të përbashkët"

28 Maj 2019, 19:16, Aktualitet CNA
Basha akuza Artur Zhejit dhe analistëve/ "Minjtë flasin për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim në qytetin e Elbasanit, ku i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 2 Qershorit dhe foli rreth zërave për një marrëveshje mes tij dhe Ramës për një qeveri të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi para qytetarëve të Elbasanit se nuk do të ketë qeveri të përbashkët Rama – Basha dhe se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve.

Negociatat Rama-Basha i shpalli dje analisti Artur Zheji, në një televizion lokal me titra, ku hodhi lajmin e një marrveshje mes Ramës dhe Bashës për krijimin e një qeverie të përbashkët.

Ndërkohë, të njëjtin argument për një qeveri të përbashkët e japin edhe njerëz pranë kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe presidentit të Republikës Ilir Meta.

Mesa duket, Lulzim Basha sërish ndryshe bën e ndryshe thotë, le pastaj që iu vërsulet dhe atyre që luftojnë Ramën nga mediat drogës dhe korrupsionit.

?Minjtë e ndjejnë frikën dhe kanë nisur të flasin për qeveri të përbashkët Basha-Rama!! Po ua them që këtu, këtë betejë nuk e nisëm për të marrë pushtet në tavolinë, por për standarde. Nuk dua pushtet krimi. E them qartë: Pazar në kurriz të Shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë?. Zotohem si kryetar i PD dhe opozitës së bashkuar para çdo shqiptari të ndershëm se, nuk do të ketë Pazar me të keqen dhe beteja për Shqipërinë si gjithë Europa do të shkojë deri në fund, deri në fitore?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga