LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet për PE/ Balla i bindur për mbështetjen europiane

27 Maj 2019, 18:06, Aktualitet CNA
Zgjedhjet për PE/ Balla i bindur për mbështetjen europiane

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet në Parlamentin Europian dhe rezultatet e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se  rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Postimi i plotë

Zgjedhjet Europiane të përfunduara dje në të 28-të vendet anëtare të BE ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë. Rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan si fituese nevojën për një qasje tërësisht pro-aktive në mbrojtje të mjesidisit, forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Qytetarët e BE i dhanë partive pro-europiane një shumicë të cilësuar krahasuar me euro-skeptikët. Kjo na bën të ndihemi të bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive në pesë vjeçarin e ardhshëm vis-à-vis politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilzim-Asocijimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë, duke e konsideruar sëbashku vitin 2019 vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.

Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga