LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

27 Maj 2019, 16:34, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon në këto momente një takim, ku po miraton fletët e votimit për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në bashkitë kryesore ,ku garojnë dy kandidatë, lista do të jetë si më poshtë:

Në garën për Tiranën i pari në fletën e votimit do të renditet Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike, ndërsa i dyti do të jetë krybashkiaku aktual Erionn Veliaj.

Në fletën e votimit në Durrës me nr.1 do të jetë Valbona Sakollari e Bindjes Demokratike dhe me nr.2 do të jetë Valbona Sako e PS.

Edhe në Korçë i pari në fletën e votimit do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike Leonard Olli, ndërsa i dyti krybashkiaku aktual Sotiraq Filo, nga radhët e PS.

Përsa i përket Qarkut të Vlorës i pari në listë do të jetë krybashkiaku aktual Dritan Leli, ndërsa e dyta në listë do të jetë Valbona Mezini.

Ndërsa në shumicën e bashkive ku PS garon e vetme lista do të përbëhet vetëm me nga një kandidat./CNA.al

Lajmet e fundit nga