LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen detajet e plagosjes së 35-vjeçarit/ Identifikohet autori

27 Maj 2019, 09:20, Aktualitet CNA
Zbardhen detajet e plagosjes së 35-vjeçarit/ Identifikohet autori

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Lezhë, ku një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në një lokal në lagjen ?Gurrë?.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit R. K.

Sipas informacioneve zyrtare, autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim./ CNA.al

Plagosja me armë zjarri/ Shoqërohen disa persona

Qëllohet me armë zjarri një person/ Transportohet me urgjencë drejt spitalit

Lajmet e fundit nga