LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të të them diçka por mos u mërzit…?!”/ Julian Deda ka një mesazh për Ramën

27 Maj 2019, 16:15, Aktualitet CNA
“Të të them diçka por mos u mërzit…?!”/

Aktori i humorit, Julian Deda, i cili është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka reaguar pas letrës së gjashtë publike të kryeministrit Edi Rama.

Deda ka ironizuar deklaratat e Ramës pas djegies së mandateve të opozitës dhe shkruan se Rama e ka kuptuar që opozita e vërtetë është PD-ja.

Sipas aktorit, Luli as nuk i lexon letrat e Ramës dhe jo më të përgjigjet.

?Ed, ti ne fillim sikur ishe i kenaqur dhe i pacenuar nga djegia e mandateve te opozites, ndersa sot te rane duart cope duke shkruar letra ku lutesh deshperimisht qe Lul Basha te ta var pak. A je ti ai, qe ne fillim thoje “le te ikin, opozita te tjera do vijne”? Lutesh e lutesh, se e ke kuptuar qe opozita e vertete ne kete vend eshte PD dhe jo lloj lloj partiçkash, qe kane te njejten gjatesi jete me nje teshtime tenden si ideator dhe financues.

Te te them diçka por mos u merzit..?! Luli jo vetem nuk te kthen pergjigje por as nuk i lexon letrat e tua, keshtu qe gjej nje menyre tjeter, dmth dorehiqu. Kaq. Tung. Puç…!?,-shkruan Deda./CNA.al

Lajmet e fundit nga