LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Lulzim Basha nga fitorja në fitore

27 Maj 2019, 17:47, Aktualitet CNA
Shënim/ Lulzim Basha nga fitorja në fitore

Opozita e bashkuar e udhëhequr nga kryetari i “Republikës së Re”, Lulzim Basha, nga 16 Shkurti deri me 25 Maj ka zhvilluar gjashtë protesta kombëtare dhe ka paralajmëruar protestën e shtatë kombëtare në 2 Qershor, për ti dhënë goditjen e fundit Ramës.

Në fakt, Lulzim Basha, në datën 25 Maj, në mbyllje të protestës së opozitës, nga selia e PD-së, përpara këndimit të Himnit Kombëtar, që i vë vulën protestave të opozitës, e quajti atë si protestën më të madhe të zhvilluar në Shqipëri gjatë 29 viteve të pluralizmit dhe si rrëzimin e Edi Ramës.

Mirëpo të njëjtën gjë Basha e deklaroi edhe në marshim-protestën e 13 Majit ku për shkak të çadrave iu duk si protesta më madhështore.

Të njëjtat fraza me rrëzimin e Ramës dhe me protestën më madhështore të zhvilluar ndonjëherë Lulzim Basha i ka përdorur me 16 Shkurt, 16 Mars, 13 Prill, e 11 dhe 13 Maj si dhe në protestën e para dy ditëve. Pra, nga protesta në protestë, Luli e shet si fitore rrëzimin e Ramës dhe mitingun më të madh të historisë.

Këto janë të paktën gjashtë protestat kombëtare të Lulzim Bashës, ku ai ka thënë po të njëjtën gjë përpara demokratëve, pra që “Edi Rama ka rënë” dhe “kjo është protesta më e madhe në histori”.

Opozita ka organizuar gjashtë protesta kombëtare dhe po të kishte rënë Edi Rama në 16 Shkurt, siç deklaroi Basha, nuk do ishte e nevojshme të zhvilloheshin 5 protestat e tjera, ose, po të ketë rënë vërtetë Edi Rama, nuk kishte arsye që opozita të thërriste protestën e 2 Qershorit.

Mjafton të shikojmë turmën, nga protesta në protestë, dhe kuptohet që ka filluar të pakësohet, por kjo ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka gënjeshtra e Lulzim Bashës për demokratët, kur thotë se “Rama ka rënë” dhe “kjo është protesta më e madhe në histori,” kur, në fakt, Rama vazhdon të jetë në pushtet dhe protestat po pakësohen.

Gjithashtu vlen për tu theksuar tallja me protestuesit dhe kundërshtimi që Basha i bën vetes në momentin kur thërret protestën e radhës për ti dhënë goditjen e fundit Ramës, së rënë në protestat e mëparshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga