LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujtim Gjuzi, palë me policinë në protestë?/ Deputeti tregon pse shkoi në zyrën e ministrit Lleshaj

27 Maj 2019, 20:28, Aktualitet CNA
Kujtim Gjuzi, palë me policinë në protestë?/ Deputeti tregon

Kujtim Gjuzi, deputeti i listës së PD-së dhe kryetar i Partisë Konservatore është prezent në emisionin “360 Gradë” ku si temë diskutimi është: ?Konspiracion apo Kapitullim??

Pas përplasjes së tij me moderatorin e emisionit “Ju flet Moska,” Kastriot Myftaraj, në përgjigje të akuzës së këtij të fundit, që e etiketoi si palë me policinë  për futjen mes protestuesve dhe policisë në protestën e 25 Majit, Gjuzi e quajti detyrim sqarimin lidhur me këtë rol. Duke zbuluar dhe një vizitë të bërë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e protestës.

“Vajta tek zyra e Ministrit të Brendshë, ditën e Shtunë, ora 14:00. Si rregull Ministri duhet ta hante drekën aty. Shkova për ti thënë se Gjuzi erdhi këtu si deputet dhe kryetar i Partisë Konservatore për të thënë ti nëse i hedh opozitës molotov gaz, lëndë helmuese luftarake mos thuaj se i hodhi opozita. Sepse Policia në momente të caktuara ka hedhur molotov brenda protestuesve dhe thoshte i ka hedhur opozita. Ministri nuk ishte. Por lash porosi që ai të hiqte gardhin e rrethimit se unë do të isha në protestë dhe në mbrojtje të policisë së shtetit. Sepse nuk mund të ma trembë kush policinë mua,”- shpjegoi Gjuzi duke vijuar me episodin e qënies së tij ndërmjetës midis protestuesve dhe policisë .

“Gardhi ka qenë i hapur tek pedonalja dhe gardhi tek parlamenti ka ardhur gati fiks tek gardhi me kangfjellat e parlamentit. Ai smund të tërhiqej komplet. Në këto kushte disa më thanë mos bëj këtë Kujtim gjuzi se të bëjëm këtë dhe unë u futa midis turmës. Sigurisht kishte kundërshtarë, madje dikush shau nga nën deri tek babai i ndjerë dhe i thash mos shaj se jemi në mes të Tiranës.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga