LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Pavarur i Monitorimit nxjerr zbuluar Arta Markun/ Ja si u manipulua votimi për KLP-në

27 Maj 2019, 17:44, Aktualitet CNA
Komisioni i Pavarur i Monitorimit nxjerr zbuluar Arta Markun/ Ja si u manipulua

Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka kritikuar hapur kryeprokuroren  e përkohshme, Arta Marku.

Sipas raportit: Marku ka shkelur procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës, si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në dokumentin drejtuar Kuvendit, shkruhet se: Marku shkeli rekomandimet e Komisionit të Pavarur.

Marku ngriti Komisionin e votimit, para mbledhjes së prokurorëve dhe miratoi komisionin e votimit, 2 ditë para mbledhjes së prokurorëve.

Ndër të tjera, në raport theksohet se Komisioni i votimit duhet të ngrihej në një ditë me mbledhjen e prokurorëve, citon Ballkan Web.

Kujtojmë që Staka u zgjodh në vend të Antoneta Sevdarit në KLP, ndërsa për hedhjen e votës kishte vetëm kuti “pro” dhe mungonte kutia “kundër”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga