Connect with Us

Hetimet për vrasjen e Artan Santos/ Spartak Braho “shpëton” Arta Markun

Aktualitet

Hetimet për vrasjen e Artan Santos/ Spartak Braho “shpëton” Arta Markun

Publikuar

-

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve.

Por, ndërkohë që është pyetur nga deputetët në lidhje me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, ka qënë deputeti socialist Spartak Braho, ai që ka “shpëtuar” Arta Markun.

Deputeti Lefter Maliqi e ka pyetur Markun se çfarë është bërë konkretisht me këtë dosje dhe deri ku janë hetimet për dosjet e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184, por ka ndërhrë Spartak Braho, i cili ka deklaruar se për çështje konkrete është në të drejtën e kryeprokurores të mos japë detaje për hetimet.

Ndërkohë, për vrasjen e Santos, Marku ka thënë se “Kjo është një çështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”.

LEXO EDHE:  Xhafaj iku, por drejton dy institucione  

Lidhur me dosjet e përgjimeve, Marku deklaroi: “Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    27 Maj, 2019 at 1:08 pm

    Plehrat mbulojne njeri tjetrin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 204 raste të reja me Covid, shkon në 221 numri i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata e koronavirusit në Greqi.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 204 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 6381 dhe ai i viktimave në 221.

Aktualisht 22  pacientë trajtohen të intubuar./CNA.al



LEXO EDHE:  Lëvizjet në prokurori/ Marku largon disa drejtues, zbardhen emrat

 

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon abuzimet e kryeprokurores së re/ Marku ti dorëzohet Vettingut

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit të bërë në CNA.al disa ditë më parë, ku me dokumenta ekskluzive dhe duke verifikuar një kontratë noteriale të vajzës së ish-deputetit Ben Blushi, ku duket qartë se firma e Natali Blushit ishte e falsifikuar, bashkëshortja e Benit dhe nëna e Natalisë, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e noteres.

Dorëheqja e Eva Blushit vjen pasi CNA.al publikoi skandalin dhe drejtoi gishtin ndaj falsifikimit të bërë në emër të vajzës së Eva Blushit për një pronë 500 milionë e cila ishte e regjistruar në një transaksion për vetëm 30 mijë euro.

Një burim zyrtar nga Dhoma e Noterisë i tha CNA.al se noterja Eva Blushi, anëtare e zyrës së Noterisë në Tira në ka hequr dorë nga ushtrimi i profesionit të noterit.

Në letrën dërguar ministres Etilda Gjonaj dhe kryetares së dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi, Eva Blushi thekson se tërhiqet nga ushtrimi i profesionit të noterit dhe sqaron se në disa media online, në mënyrë të vazhdueshme janë bërë publikime dhe prononcime të shtrembëta për të cilat do të duhet kohë të provohet ligjërisht, raporton CNA.al.

Kjo është ajo që shkruan Eva Blushi në letrën drejtuar ministres Gjonaj dhe kryetares së Dhomës së Noterisë zonjës Sadushi. Letra mban firmën e saj dhe është dërguar në këtë institucion ditën e hënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ministria e Drejtësisë apo dhoma e Noterisë, por e vërteta është se CNA.al ka publikuar dokumenta autentike dhe të pakontestueshme se si Eva Blushi është bërë aksionere e EM Capital Group AD në Bullgari me 33% të aksioneve dhe ortakërinë e ndan me Klodian (Mirel) Mërtirin e Inceneratorëve në Shqipëri.

LEXO EDHE:  PD publikon të tjera dokumente për Kajmakun/ Akuza të forta Arta Markut

LEXO EDHE:  Skandal dhe korrupsion në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Pse hesht prokuroria

Kompania ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, e cila është mbajtësja e emrit Lori Caffe si dhe pas publikimit të dokumentit tjetër disa ditë më parë, të falsifikimit të firmës së vajzës së Eva Blushit, nga noterja Violeta Sulkaj, në një kontratë të firmosur më 28 dhe 29 maj të vitit 2015 nga Natali Blushi, Eva Blushi ka dhënë dorëheqjen./ CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën



Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia jashtë kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Publikuar

-

Nga

Pandemia jasht kontrollit/ Vasili ultimatum qeverisë: Të dorëhiqet menjëherë

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku i bën thirrje qeverisë të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas tij i ka dalë jasht kontrollit situata me pandeminë.

“Qeveria te dorehiqet menjehere,per shkak te saj gjendja katastrofale me Pandemine!

Deshtimi shume i rende i Qeverise ne administrimin e Pandemise eshte fakt i dhimbshem dhe i pakundershtueshem.

Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19.

Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit.

Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar.

Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites.

Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine.

Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate.

Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur,konfuze,duke improvizuar empirizma antishkencore.



Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.

Hapi i pare i qeverise ne emer te jeteve te humbura dhe te mijra infektuarve eshte te jape menjehere doreheqjen.

Qeveria refuzoi cdo propozim, beri nje testim minimal dhe teresisht te pamjaftueshem imponoi kufizime levizje jo shkencore administroi ne menyre te gabuar permes numrit 127, nuk mobilizoi ne kohen e duhur Kujdesin Shendetesor Paresor, nuk siguroi paisje mbrojtese per personelin shendetesir dhe popullaten ne teresi, nuk siguroi respiratore dhe trinomin testim gjurmim trajtim nuk e vuri ne qender te strategjise.

LEXO EDHE:  Skandal dhe korrupsion në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Pse hesht prokuroria

LEXO EDHE:  Tom Doshi padit Spartak Brahon në Gjykatën e Lartë

Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve.

Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.

Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.

Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij.

Shqiptaret e shohin dhe po e vuajne ne kurriz deshtimin e qeverise qe ju kushton jeten atyre.

Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE