Connect with Us

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

Aktualitet

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Cipras kërkon mbledhje urgjente

Publikuar

-

Zgjedhjet europarlamentare dhe lokale janë zhvilluar sot në Greqi. Rezultatet e para zyrtare tregojnë triumfues të padiskutuar partinë konservatore të djathtë “Demokracia e Re”, madje me 8-9 pikë diferencë me partinë qeveritare “SYRIZA”.

Ministria e Brendshme e Greqisë ka publikuar përmes Singular Logic, kompanisë së programeve informatike të statistikave të sakta zgjedhore, të dhënat e orës lokale 22.00, sipas të cilave “Demokracia e Re” triumfon në zgjedhjet europarlamentare me 32.8%, vijon Syriza qeveritare me 24%, Kinal me 7,8% -siguron deri tani 2 eurodeputetë po do të duhen ditë akoma të publikohen emrat e tyre, nga lista ku përfshihet dhe kandidatja shqiptare Eda Gemi- partia komuniste renditet e katërta, ndërsa “Agimi i Artë” e ekstremistëve të djathtë-nazistë renditet e pesta me 4.9%.

Gjithashtu triumfuese me diferencë të lartë ka rezultuar dhe në zgjedhjet lokale partia e djathtë “Demokracia e Re” me mbi 40% për Athinën përkundrejt thuajse 20% të Syriza, ndërsa mbi 60% është përqindja e guvernatorit të Maqedonisë, me kryeqytet Selanikun dhe 36.80% përqindja e guvernatorit të Atikës me kryeqytet Athinën. Sivjet është shënuar pjesëmarrja më e madhe e 20-viteve të fundit në zgjedhjet europarlamentare, në gjithë vendet e BE-së, sipas përfaqësuesit për median, çfarë vlen dhe për Greqinë, ku vihet re një numër i lartë votuesish të rinj për partitë e djathta konservative apo akoma dhe ato ekstremiste.-raporton BalkanWeb.

LEXO EDHE:  12 milje det Greqisë?/ Përgjigjet ministri Bushati

Sipas burimeve të fundit nga partia qeveritare “Syriza”, por të pakonfirmuara akoma, pritet që kryeministri Aleksis Cipras të përshpejtojë datën e zgjedhjeve parlamentare për qershorin 2019. Aleksis Cipras ndodhet në selinë e partisë “SYRIZA” dhe pritet të bëjë deklaratat e para publike nga momenti në moment.

Cipras kërkon mbledhje urgjente, priten deklaratat zyrtare nga momenti në moment, diferenca 9% mund të sjellë zgjedhje parlamentare të parakohshme në qershor. Aleksis Cipras pas fundosjes së SYRIZA në zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal “menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, shpallim zgjedhjet parlamentare të parakohshme”

Me 9% diferencë triumfoi “Demokracia e Re” sot në zgjedhjet eurparlamentare dhe për pushtetin lokal sot në Greqi. 23 qershor priten zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Numri i deputetëve sipas partive:

7 eurodeputetë “Demokracia e Re” më 33.25%, 6 eurodeputetë “Syriza” me 23.74%, 2 eurodeputetë “Lëvizja për Ndryshim Kinal” me 7,51%, 2 eurodeputetë Partia Komuniste greke me 5.53%,  2 eurodeputetë “Agimi i Artë” me 4.86%, 1 eurodeputet “Zgjidhja greke” ne 4.12%, 1 eurodeputet “Mera 25” me 3.06%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE