Connect with Us

Fotot ekskluzive-Fahriu kapet në pazarin e radhës me Dakon e Klosin

Aktualitet

Fotot ekskluzive-Fahriu kapet në pazarin e radhës me Dakon e Klosin

Publikuar

-

memet me pikante

Kur kanë kaluar vetëm një javë nga marrja në pyetje e Vangjush Dakos në Prokurorinë për Krimet e Rënda, në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ky i fundit është parë mjaft i relaksuar nën shoqërinë e Fahri Balliut dhe Blendi Klosit.

Nuk është hera e parë, që Fahri Balliu, ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, i njohur njëherësh si një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, është kapur “mat” me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i shumëakuzuari nga opozita për lidhje me krimin.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për takimet e tyre miqësore në Durrës, por tashmë takimi vjen në një situatë tejet të nxehtë. Një javë më parë u duk një zbutje e Ramës, përballë kërkesave të Opozitës për hetimin e Vangjush Dakos dhe kryebashkiaku i Durrësit është marrë në pyetje për rreth 5 orë te Krimet e Rënda.

Por, kjo nuk e ndalon Fahri Balliun, njeriun i cili sapo ka emëruar në krye të PD Dega Durrës, Ferdinand Xhaferrin, të vijojë takimet e ngrohta dhe miqësore me eksponentët e së majtës.

LEXO EDHE:  Basha mbledh aktivin e PD-së për aksionin opozitar

Kujtojmë këtu se CNA.al, rreth një vit më parë ka raportuar edhe për takimin e Vangjush Dakos me ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi në Korçë.

Fahri Balliu, i cili çunin e ka me Lulin, vetë është mik për kokë me Ferdinand Xhaferrin, ndërsa pazaret i bën me Ilir Metën, tashmë duket se ka edhe një “dashuri” të madhe për Vangjush Dakon.

Opozitari i madh Fahri Balliu, që ulëret kundër Ramës dhe djali i tij flet kundër dosjeve të krimit në politikë, por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe në media e ndryshe në realitet.

CNA.al sjell më poshtë fotot ekskluzive të takimit mes Dakos, Fahriut dhe Klosit, në kryeqytet:/ CNA.al

Ekskluzive/ Fahri Balliu kapet mat me Vangjush Dakon

Ekskluzive/ Kapet mat Fahri Balliu me Vangjush Dakon

Foto-Video ekskluzive/ Fahri Balliu kapet në pazar me ministrin e Ramës

Tërhiqet Rama/ Dorëzon Vangjush Dakon në Prokurori

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Simpatizantet e Monarkise Vore

    14 Janar, 2020 at 11:56 am

    KUSH JANË PËRGJEGJËSIT E KËSAJ SITUATE TË RËNDË NË SHQIPËRI???
    KUSH PO PENGON REFORMAT DEMOKRATIKE DHE KUSH KA KËRKUAR HERË PAS HERE PËR TË DESTABILIZUAR SHQIPËRINË???
    Lexo më poshtë vijon:

    Partia Levizja e Legalitetit

    Dega Vorë-Tiranë-Albania

    Vorë më 10.01.2020, Nr. 29 prot.

    Kush është opozita e sotme në Shqipëri???
    PD e familjes Berisha është përgjegjëse kryesore që ka sabotuar demokracinë dhe ekonominë e shqiptarve dhe ka zgjatur tranzicionin e errët barbar plotë 30 vite……
    Objektivi i saj ishte dhe është, për të përfituar me anën e krimit dhe korrupsionit….
    PD e z. Lulzim Basha eshte vazhdimsi dhe pasqyra e shokut Sali Berisha…..

    Këta të dy bashkë janë trashgimtar të ish diktaturës komuniste!!!???
    Partinë e z. Lulzim Basha dhe të shokut Sali Berisha, nuk e besojnë dhe nuk duhet ta besojnë shqiptarët demokrat të vërtetë tani në vitin 2020.
    Komunizmi BLU berishjan është shumë më i degjeneruar dhe më i rrezikshëm se sa diktatura komuniste-enveriste.
    Sepse Sali Berisha nga viti 1990 deri në vitin 2020 i dha jetë dhe frymarrje edhe 30 vite të tjera bandës së kriminelve të ish diktaturës komuniste.

    Sistemi i komunizmit blu të berishizmit pas vitit 1992 dhe në vazhdim, ish spiunve dhe kriminelve të diktaturës, me anën krimit e korrupsionit ata ai ka bërë pronar të biznesve kapitaliste duke ju falur gjithë Shqipërinë.
    Në vitin 1990 statuja prej bronxi e diktatorit Hoxha ishte në qëndër të Tiranës.
    ”Radio-Loja komniste” duke përdorur shokun Sali Berisha, për të mashtruar demokratet e vërtetë që ishin protestues antikomunist.
    Në dhjetor 1990 me orjentim të shokut Sali Berisha statuja prej bronxi e diktatorit Hoxha, nga protestuesit e erituar është terhequr zvarr në mes të Tiranës.

    Shoku Sali Berisha në vitin 1992 dhe në vitet në vazhdim spiunët e diktaturës të çdo llojë ngjyre dhe fundrrinat e komunizmit, ish kryeministri Sali Berisha i mori në mbrojtje dhe i futi në qeverinë e tij.
    Shoku Sali Berisha i komunizmit Blu të demokracisë fallso, ai meriton që trupi i tij të terhiqet zvarrë në mesin e kryeqitetit, (ashtu siç u tërhoq zvarrë statuja prej bronxi e diktatorit Hoxha në vitin 1990 në Tiranë).
    Komunisti Sali Berisha i ngjyrosur blu pas vitit 1990 i ka borgj të madh për ti larë shqiptarve dhe kombit.
    Berisha është një komunist i plakur-zollumqar dhe një komunist stalinist i pandreqshëm!!!???
    Edhe burgu i Reçit në Shkodër nuk ka për ta rabilituar kurrë një komunist të tillë.
    Marshalli i komunizmit shoku Sali Berisha me ish kriminelet e diktaturës dhe me ish spiunët antikombëtar, ai nga viti 1992-2020 ka formuar në Shqipëri shtetin e modelit të terrorit-kriminal-policor-berishjan.
    Pas diktatorve të cilët ishin para vitit 1990, në vitin 1992 lindi një diktator komunist i Ri i quaturi Sali Berisha.
    Sali Ram Berisha ështe plaku i zi i 30 viteve tranzicion barbar dhe miti fals i demokracisë së rreme.

    Me respekt: Partia Levizja e Legalitetit; Dega Vorë-Tiranë-Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi  është kapur duke transportuar 34 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.



Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh tre pikat e planit

LEXO EDHE:  Letra e dytë e Ramës/ Reagon deputeti i videoskandalit erotik

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën arritën sot një marrëveshje historike paqeje me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA Donald Trump.

Pasi Trump konfirmoi lajmin, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se marrëveshja është vërtet frymëzuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo marrëveshje duhet të frymëzojë edhe vendet e rajonit për të punuar së bashku me këtë frymë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.



LEXO EDHE:  Letra e dytë e Ramës/ Reagon deputeti i videoskandalit erotik

Ndërkohë, pritet që kjo marrëveshje të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme./ CNA.al

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

LEXO TE PLOTE

Bota

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

Publikuar

-

Nga

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për Presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.



Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

LEXO EDHE:  Raporti për demokracinë/ Basha ngre alarmin: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh tre pikat e planit

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë.

Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë.

Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike./ VOA

LEXO TE PLOTE