LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Finalja e madhe e Piter Pan/E ftuara speciale moderatorja e famshme italiane

27 Maj 2019, 09:53, Aktualitet CNA
Finalja e madhe e Piter Pan/E ftuara speciale moderatorja e famshme italiane

Mbrëmjen e sotme është finalja e spektaklit të njohur “Në kurthin e Piter Pan” i cili prej disa muajsh ka dhuruar të qeshura dhe spektakël për publikun shqiptar. Siç shkruante dhe Alketa në një postim në profilin e saj sot do të jetë fluturimi i fundit për fëmijët që na mbajtën të gozhduar përpara ekranit për javë me radhë.

Duke qenë se është nata finale, moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Grabocka kanë menduar që të kenë një të ftuar speciale. Sipas revistës ?Class? mbrëmjen e sotme në emision do të jetë e ftuar një nga moderatoret më të njohura italiane.

Bëhet fjalë për Lorella Cuccarini e cila është një ndër personazhet më të adhuruar të televizionit italian. Ajo ka drejtuar disa nga emisionet dhe spektaklet më të njohura në Itali dhe është shumë e famshme dhe për shqiptarët. Gjithashtu të ftuar do të jenë edhe këngëtarja Arilena Ara dhe Igli Tare.  /Burimi:Class

 

Lajmet e fundit nga