LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dosjet 339 dhe 184”/ Murrizi "bën për një lek” Arta Markun

27 Maj 2019, 11:29, Aktualitet CNA
“Dosjet 339 dhe 184”/ Murrizi "bën për një

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar sot para deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, raportin e organit të akuzës për vitin 2018.

Por, ndërkohë raportimi i Markut është shoqëruar me debate dhe përplasje, në lidhje me çështjen e dosjes 339 dhe 184.

Marku tha se iu ka kërkuar prokurorëve të hetojnë sa më shpejt dosjet 339 dhe 184, të cilat tronditën skenën politike , ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet rezultate konkrete në pjesën e vendimmarrjes mbi përmbajtjen e tyre. Sipas saj, dosja 339 ka gjithsej 700 CD.

Nga ana tjetër, deklarata e Markut ka sjellë reagimin e deputetit demokrat, Myslim Murrizi i cili ka ironizuar kryeprokuroren.

Murrizi ironizoi deklaratën e Markut ku tha se me këto përgjime të kryera nga Prokuroria është sfiduar edhe ish-Kinostudioja.

Gjithashtu, Murrizi tha se ?Me këto 700 cd po t?i kishte Sinan hoxha do kishte bërë goxha lekë.?

Pjesë nga debati:

Arta Marku: Sa i takon pyetjes se bosëve te krimit, prokuroria e përgjithshme nuk ka atribur, mund t?i drejtohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dosjet e përgjimeve, janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Ka problematike  dhe janë mbajtur zvarrë.  Çështja 339 po hetohen nga dy prokurorë. Shumë shpejt do ketë vedimmarrje e do bëhet publike. Po ashtu edhe 184 është e njëjta situatë dhe do ketë një vendimmarrje. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë shpejt. Për çështjen 339 janë 700 cd të patraskriptuara. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën.

Myslim Murrizi: Me këto përgjime ia paskeni kaluar edhe kinostudios. Me këto 700 cd po t?i kishte Sinan hoxha do kishte bërë goxha lekë. Keni përgjegjësi që me firmën tuaj ka shkuar për në KLP një ish-bashkëpunëtor i sigurimit?

Arta Marku: Për 700 cd e pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Sapo kam marrë ndjeni të problematikes kanë ndërhyrë sipas ligjit. Është mbajtur nën hetim në disa kohë.  Kjo çështje ka shume volum dhe prandaj është volumi i madh pune. Janë regjistruar emrat e parë për hetim e që nuk kane lidhje me zgjedhjet por për trafikim kriminal . E njëjta gjë edhe për dosjen tjetër 184./ CNA.al

Lajmet e fundit nga