Connect with Us

Dosja 339/ Në gjyq 12 emra, mes tyre nipërit e ish-deputetit dhe ish-kampioni i mundjes

Aktualitet

Dosja 339/ Në gjyq 12 emra, mes tyre nipërit e ish-deputetit dhe ish-kampioni i mundjes

Publikuar

-

Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit Socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339/1. Vendimi për marjen të pandehur të 12 personave dhe dërgimin në gjykatë për një sërë akuzash është marë nga dy prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryësisht tek “Rrana e Hedhun” dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat, prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve pasi është në fazën e përfundimin të dosjeve për disa nga të pandehurit e dosjes 339/1.-raporton Shqiptarja.com

Sipas prokurorisë në këtë çështje janë evidentuar 7 grupe kriminale, por i pari grup kriminal që është dërguar në gjykatë është ai i Shkodrës. Pikërisht në këtë grup kriminal është i pandehur nipi i ish-deputetit Ndoka, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kompioni në sportin e mundjes Elis Guri. Ndërsa të pandehurit e tjerë janë Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se të pandehurit në fjalëm dhe më konkretisht Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Sipas informacionit, Dushaj kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj. Kujtojmë që në momentin e arrestimit Vilson Ndoka ka qënë në kërkim me vendim gjykate, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

LEXO EDHE:  Aksidenti me dy të vdekur/Identifikohen viktimat, ja emrat

Për këto akuza pas 29 seancash gjyqësore Gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me tetë vite heqje lirie. Vendimi nga gjykata është dhënë në shtator 2018. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka. Dy kushërinjtë Ndoka akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli asokohe ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës. Ndërsa në datë 16 shtator dy grupet e të rinjve u përplasën me armë zjarri pranë komisariatit. Nga ngjarja u plagos Fatmir Nikolli dhe Lindita Gjoka, e cila po kalonte rastësisht në rrugë. Në vendin e ngjarjes asokohe u sekuestruan 12 gëzhoja, ndërsa dy nipërit e ish-deputetit janë persona të njohur për drejtësinë, pasi janë me precedent penal.

Dosja 339/1 Grupi i Parë
Ramadan Dushaj

Rezart Çaçani

Fatbardh Gostini

Neritan Saraçi

Ardit Haxhagiqi

Gentjan Marku

Oltion Noka

Fation Marku

Samuel Ndoka

Vilson Ndoka

Elis Guri

Luan Boça.

Akuzat
“Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim
“grupi i strukturuar kriminal”.
“Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ç’përmban dosja Tahiri?/ Klodiana Lala: Në gjyqin e radhës, ndahet shapi nga sheqeri

LEXO EDHE:  Misteri i pesë miliard lekëve të sekuestruara/ Krimet e Rënda i marrin dosjen Ornela Rrumbullakut

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen “Grida Duma”?

LEXO EDHE:  Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen “Grida Duma”?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: