“Degraduese, femër e lehtë”/ Fansat degjenerojnë modelin e njohur – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Degraduese, femër e lehtë”/ Fansat degjenerojnë modelin e njohur

Publikuar

-

Një model Instagrami ka shkaktuar zemërim duke ndarë një selfie para pasqyrës ku shfaqet i zhveshur me të dashurën e tij, e cila është cilësuar si “degraduese”. Jay Alvarez, i lindur në Haëaii, 23 vjeç, postoi foton me modelen italiane Valentina Fradegrada të shtunën.

Çifti ishin të zhveshur dhe me duart e vendosura me kujdes për të mbuluar pjesët intime të Valentinës. Fotoja ka grumbulluar 615.000 pëlqime – por jo të gjithë janë të impresionuar.

“Kjo është ndershmërisht e neveritshme dhe ndihem shumë keq për këtë vajzë”, komentoi një nga 6.3 milionë ndjekësit e Instagram-it të Jay.

LEXO EDHE:  Vajza e këngëtarit të famshëm “çmend” rrjetin/ Pozon nudo në breg të detit

“Është për të ardhur keq si mburresh me këtë grua si një objekt. Më trishton fakti se si ajo nuk e di vlerën e saj, “tha një e dytë.

Të tjerët pyetën: “Si mund t’ia tregosh femrën tënde gjithë botës?” Dhe e cilësoi çiftin si “Të dëshpëruar për like”

Ata shkruan: “Pamje thjesht degraduese me një titull degradues.”

Një tjetër pasues i pakënaqur thjesht tha: “Kjo është shumë e lehtë”.

Por Valentina u tregua moskokëçarëse duke komentuar me një varg të emojis teksa qesh me lot dhe fytyrën me djall.

 

 

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Vajza e këngëtarit të famshëm “çmend” rrjetin/ Pozon nudo në breg të detit

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Publikuar

-

By

Vitin 2011. Betejë e ashpër për Bashkinë e Tiranës. Po i vinte fundi numërimit të votave. “Kandari” priste nga Basha. Në kutinë e fundit ndodhi thagma: Rama ia “hipi” Bashës me 10 vota!

Dy ditë më vonë Rama ftoi për drekë Filip Çakulin. Kishte zgjedhur restorantin “Rozafa”. Me lugë në brez ishin edhe Saimir Kodra, Genc Guga dhe Mitro Çela. Rama shkruante sms. Sa niste një barsoletë Filipi, ia zinte fjalën: ”Ma ke treguar!”

Në një moment Rama la mbi tavolinë celularin dhe tha:

LEXO EDHE:  Vajza e këngëtarit të famshëm “çmend” rrjetin/ Pozon nudo në breg të detit

– Dëgjo Filip! Zoti është me mua!

– Si e zbulove këtë profeci? – e pyeti Filipi.

– Kujto numërimin e votave. A nuk ishte dora e Zotit që në fund dola me 10 vota më shumë? Do të jetë po dora e Zotit që do më bëjë fitues në Bashkinë e Tiranës!

– Po sikur Zoti të jetë i zënë më punë të tjera këto ditë dhe ta harrojë Bashkinë e Tiranës?!

Për fatin e keq të Ramës, Filipit i doli fjala…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Publikuar

-

By

Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, kreu i PD-së Lulzim, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Takimi me Metën sipas tij kishte në objekt, zgjedhjet e 13 Tetorit, si mundësi për të dalë nga kriza politike.

“Takimi lidhet me 13 Tetorin. Meta mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza. Duke vlerësuar maksimalisht shqetësimin e tij i kam bërë të qartë se PD dhe opozita e bashkuar është e gatshme të marrë çdo hap për të garantuar të drejtën e votës së lirë. Zgjedhjet duhet të jenë për njerëzit jo për Ymer Lalën dhe bablokët e oligarkët”, ka thënë Basha.

LEXO EDHE:  Vajza e këngëtarit të famshëm “çmend” rrjetin/ Pozon nudo në breg të detit

Ndërsa takimi me aleatët, sipas tij ka qenë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar.

“Sot me aleatët kemi diskutuar për hapat  e mëtejshëm në aksionin politik në të gjitha rrafshet, në raport me qytetarët, faktorin ndërkombëtarë dhe zgjedhjet”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending