LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të ketë dialog Rama-Basha pas korrespondencës?/ Ja si përgjigjen shqiptarët

27 Maj 2019, 20:48, Aktualitet CNA
A do të ketë dialog Rama-Basha pas korrespondencës?/ Ja si

Duke marrë shkas nga letrat e njëpasnjëshme, që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kryetarit të PD-së Lulzim Basha për dialog, CNA.al, në faqen e saj zyrtare në Facebook, organizoi një sondazh ku shtroi pyetjen: A do të ketë dialog Rama-Basha pas korrespondencës?

Në këtë sondazh votuan rreth 1856 persona, nga ku 687 prej tyre, pra rreth 37%, mendojnë se Basha do ta pranojë ftesën e Ramës për dialog.

Ndërkohë 1169 votues, pra rreth 63% e tyre, nuk mendojnë se do të ketë një marrëveshej Rama-Basha, pas letrave publike të Kryeministrit.

Sondazhi qëndoi për 48 orë në faqen e Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga