LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Tritan Shehu: Protesta pati rëndësi historike

26 Maj 2019, 08:29, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Tritan Shehu: Protesta pati rëndësi historike

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar sot me anë të një shkrimi në rrjetet sociale duke thënë se dje u zhvullua një nga protestat më të rëndësishme në historinë e demokracisë së vendit tonë.

Ndër të tjera Shehu shkruan se pjesëmarrja nga rrethi i Gjirokastrës ishte e madhe duke tejkaluar numrat e deklaruar më parë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

?Frika eshte vrare?!
Dje ishte nje prote ste mbare popullore, qe tejkaloi mesazhet e numrat.
Ishte nga protestat me te rendesishme ne historine e demokracise sone, jo thjesht per nga dimensionet me burra e gra, djem e vajza, punonjes, studente e te pa pune, nga Tirana e gjithe Shqiperia.
Qarku i Gjirokastres ishte aty ne menyre impresionuese, mbi numrat qe priteshin dhe qe udhetuan se bashku.
Edhe te tjere Gjirokastrite, Tepelenas, Kelcyriote, Dropullinj, Libohovite, Memaljote, Permetare te ardhur individualisht, studente e banues ne Tirane a Durres ju bashkuan te pareve, duke ?thyer? numrat e deklaruara e ngritur vendosmerine.
Te rinjte nga Picari, qe mbreme u ndaluan padrejtesisht nga policia nuk u lekunden deri sa u liruan e u nisen drejt vendbanimit me shoket qe i pritnin.
Kjo ishte tablloja e mbremeshme edhe per ate Qark, tabllo qe disave i shkakton ?mornica?, duke u bere qesharake nga ?publikimet? e tyre.
Faleminderit te gjitheve, atyre qe erdhen dhe atyre qe na mbeshten prej andej.
Mire u takofshim me date 31; do jemi me shume se ?frika eshte vrare?, autokracia po fundoset.
Me poshte keni foto vetem te nje prej grupeve te atij Qarku ne ecje drejt Bulevardit, ku u takuan te gjithe./CNA.al

Lajmet e fundit nga