LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet vendore/ 3.5 milionë qytetarë me të drejtë votimi

25 Maj 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Zgjedhjet vendore/ 3.5 milionë qytetarë me të drejtë votimi

Ministria e Brendshme ka publikuar sot listen e plotë dhe përfundimtare të zgjedhësve që pritet të marrin pjesë në  zgjedhjet vendore të qershorit.

“Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.” shkruan MB në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme

Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017.

Për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode.

Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?.

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018, ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?.

Më pas u hartua dhe miratua Udhëzimi nr.295/1, i datës 06.11.2018 ?Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore?.

Hapat e procesit ishin:
? ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 4 dhjetor 2018;
? ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 3 janar 2019;
? ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 1 shkurt 2019;
? ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 1 mars 2019;
? ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 29 mars 2019;
? ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhor u publikua në datë 28 prill 2019.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve.

DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Kontrollo listën online dhe gjej qendrën e votimit:

Lajmet e fundit nga