LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Kryemadhit në SHBA/ Besnik Mustafaj zbulon parapaskenat

25 Maj 2019, 15:54, Aktualitet CNA
Vizita e Kryemadhit në SHBA/ Besnik Mustafaj zbulon parapaskenat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar së fundi një vizitë në SHBA.

Por pas kthimit në Tiranë, duket se Kryemadhi ka zbutur qëndrimet.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, është shprehur se zbutja e toneve të Kryemadhit, ka ardhur për shkak të mesazheve që ka marrë gjatë vizitës në SHBA.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? në News 24, Besnik Mustafaj tha se deklaratat e Kryemadhit janë reflektim nga vizita në SHBA.

?Deklaratat e Kryemadhit, janë reflektim nga vizita në SHBA, me siguri asaj i është shprehur atje ajo që thuhet edhe këtu, se nuk na pëlqen të shohim dhunë, por nuk besoj se ka aq fuqi ajo ta parandalojë dhe as ta nxisë dhunën?-tha ndër të tjera Besnik Mustafaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga